Tanush Frashëri BCA047
Libër i ri
Libri që keni në dorë, fryt i qëmtimeve shumëvjeçare nëpër arkiva e biblioteka të vendeve të ndryshme, hedh dritë mbi jetën e Ali Këlcyrës, njërit nga protagonistët e politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, lënë në terrin e keqnjohjes e mosnjohjes për dekada me radhë.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Botimet Çabej | |
| ISBN | 99927-33-60-8 | |
Shtëpia botuese "Çabej" sjell shqip "Ali Këlcyra, aristokrati kuqezi", kërkimin disavjeçar të studiuesit Tanush Frashëri. Një vepër e historianit Tanush Frashëri përmbush qëllimin për ta parë figurën e demokratit patriot përtej legjendave të PPSH-së që deri dje e ka futur në historiografinë e saj si "tradhtari", "kolaboracionisti", "bajlozi". Duke ndriçuar këtë figurë interesante e me peshë për historinë e Shqipërisë, autori kthjellon dhe shumë bashkëkohës të tjerë si dhe periudhën kur jetuan e vepruan ata, që ishte koha kur u hodhën themelet e shtetit shqiptar. Ali Këlcyra, shumë vite jetë i kaloi në mërgim, një dënim me vdekje u nënshkrua për të nga organet e gjyqësisë së monarkisë, PKSh donte ta shiste tek Aleatët si kriminel lufte, dhe që nga dita e instalimit të diktaturës komuniste deri kur mbylli sytë jashtë atdheut, në Itali në 1963 e më pas, fushata anti Ali Këlcyra është endur si hije. Edhe një vepër kushtuar kësaj figure, tanimë sipas burimeve arkivore, në dritën e të vërtetës, promovohet jashtë Shqipërisë.
| Faqe | 434 (bksh 264 ) |
| ISBN | 99927-33-60-8 |
| Viti i Botimit | 2005 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |