I ri Bionde Shiko më të madhe

Bionde

Joyce Carol Oates PE0504

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ajo ishte ëndrra e çdo burri, por realiteti i askujt. Përpara se bota ta njihte si Marilyn Monroe, ajo ishte Norma Jeane Baker: një vajzë e ndjeshme, e vetmuar, me një etje të pashuar për ...

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928838513

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ajo ishte ëndrra e çdo burri, por realiteti i askujt. Përpara se bota ta njihte si Marilyn Monroe, ajo ishte Norma Jeane Baker: një vajzë e ndjeshme, e vetmuar, me një etje të pashuar për dashuri, vëmendje dhe një vend ku të ndihej e sigurt. Në këtë roman magjepsës, Joyce Carol Oates imagjinon me guxim jetën e brendshme të njërës prej ikonave më të mëdha të shekullit të kaluar, duke e shndërruar mitin në një histori të thellë njerëzore. Romani "Bionde" ndjek rrugëtimin e Norma Jeane-it, që nga fëmijëria e vështirë në jetimoren e Los Anxhelosit, deri te shkëlqimi verbues i famës në Hollivud; jetën e një gruaje që jetoi mes ëndrrës dhe ankthit, mes dashurisë dhe shfrytëzimit. Me një gjuhë poetike dhe një ndjeshmëri të jashtëzakonshme, Oates përshfaq çmimin e famës, dhunën e pasionit dhe boshllëkun pas buzëqeshjes që pushtoi botën.

"Bionde" është një roman epik dhe i dhimbshëm për identitetin, iluzionin dhe dëshirën që të tjerët të të duan për atë që je. Një vepër e madhe letrare, që e shndërron një ikonë të mitizuar në një qenie të gjallë, të brishtë dhe thellësisht njerëzore.

Të shkruash një roman epik rreth një gruaje, e sidomos rreth një personazhi të famshëm të kulturës pop, të përfolur në revista e gazeta, është një sipërmarrje e guximshme, por Oates ka prekur aspekte të thella të historisë së Monroe-së, që na shtyjnë ta mendojmë këtë grua si një figurë tragjike amerikane.

The New Yorker

Nëse keni paragjykime ndaj biografive të romanizuara... ose nëse thjesht mendoni se ka tepër libra për Marilyn Monroe-në, tani është koha t'i lini mënjanë të gjitha - ose, më saktë, të zhyteni në një vepër të stuhishme në imagjinatë dhe magjepsëse në lexim. "Bionde" e sjell këtë histori gati mitike në jetë, me një fuqi psikologjike që të ngre lart dhe, njëherësh, të trondit.

Sunday Telegraph

Oates ka goditur sërish në shenjë. Ajo ka arritur të krijojë një vepër të fuqishme: përdor faktet historike dhe figurën reale të Marilyn-it, por përmes imagjinatës, i jep asaj një dimension të ri artistik, duke e paraqitur si krijuese dhe artiste, jo vetëm si viktimë apo ikonë seksuale.

Të dhëna

Faqe805
ISBN9789928838513
Viti i Botimit2025
GjuhaShqip
StatusiI ri