Bija e varrmihësit Shiko më të madhe

Bija e varrmihesit

Joyce Carol Oates BAO0457

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Bija e varrmihësit është një roman për identitetin dhe sfidat me të cilat përballemi për të triumfuar në të shkuarën tonë dhe për të fituar pranimin e të tjerëve. Ngjarja e romanit është bazuar në jetën e gjyshes së saj. Oates-i shpjegon se vendosi të shkruante për familjen e saj vetëm pasi i vdiqën prindërit (në vitin 2000 dhe 2003), duke shtuar se “historia e familjes ishte e mbushur me xhepa heshtjeje. M’u desh të përdorja shumë imagjinatë për ta rikrijuar”. Ky roman u botua në vitin 2007 dhe është përfshirë në listën e librave bestseller në gazetën New York Times. Romani gjithashtu ka qenë nja nga librat finalistë, kandidat për çmimin National Book Critics Circle Aëard në prozë.

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928026521

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Për t’i shpëtuar përndjekjes naziste në Gjermaninë e vitit 1936, familja Shvart emigron në Shtetet e Bashkuara, në një qytezë në periferi të Nju-Jorkut. Babai, një ish-mësues në shkollë të mesme, i nënshtrohet së vetmes punë që mund të gjejë: varrmihës dhe mbikëqyrës i varrezës.

Aktet e dhunshme raciste mbi familjen Shvart në Amerikën e vitit 1940 e vështirësojnë edhe më shumë mbijetesën e tyre.

Paragjykimi lokal dhe brishtësia emocionale e vetë familjes Shvart çojnë në një tragjedi të paimagjinueshme, ku e bija varrmihësit, Rebeka Shvart, mbetet jetime që e mitur.

Pas tragjedisë, ajo fillon aventurën e saj nëpër Amerikë, e përfshirë në një odise të jashtëzakonshme e të rrezikshme erotike, në një vorbull misteri dhe zbulimi të vetvetes.

Por, teksa Rebeka përpiqet të gjejë rrugën e saj në shoqëri, duke fituar legjitimitet përmes martesës dhe mëmësisë, e shkuara e ashpër dhe e pashmangshme, ndërhyn në një mënyrë a në një tjetër.

Bija e varrmihësit është romani i 36-të i Joyce Carol Oates-it.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe660
ISBN9789928026521
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
Përmasat14.5 x21.0
PërkthyesiLuljeta Lleshanaku
RomanMister&Thriller