I ri Personalitetet shqiptare te Frances Shiko më të madhe

Personalitetet shqiptare te Frances

Mentor Hoxha BBM0010

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër “Enciklopedia e personaliteteve shqiptare të Francës” është enciklopedia e parë dhe e vetme e shkruar deri më sot për personalitetet shqiptare të Francës. 

Më shumë detaje

1108 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Edlora
ISBN9789928803306

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në kapitullin e parë me titull “Shqipëria në Francë dhe Franca në Shqipëri” ka pjesë të shkurtra nga 100 dossierët dhe artikujt studimorë që autori ka botuar nga Franca në gazetat ditore shqiptare “Koha Jonë” dhe “Fjala” dhe te javorja e njohur letrare-kulturore “Nacional” për marrëdhëniet diplomatike 100 -vjeçare Francë-Shqipëri, për diasporën shqiptare në Francë, për piktakimet historike dhe miqësinë qindravjeçare franko-shqiptare, për rolin e Francës dhe të 25 presidentëve të saj në ngjarjet më madhore të historisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, për rolin e gjuhës frënge dhe të Frankofonisë në hapësirën mbarëshqiptare, për sheshet, rrugët, shkollat dhe metrotë në Francë me emra shqiptarësh, për 50 personalitetet shqiptare të dekoruar nga presidentët e Francës me dekoratën “Legjioni i Nderit”, për shqiptarët që luftuan përkrah shenjtores dhe heroinës kombëtare të Francës, Jeanne d’Arc dhe përkrah mbretërve, perandorëve dhe presidentëve francezë, për 50 drejtuesit dhe ministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës dhe 100 personalitetet akademike, shkencore, letrare, artistike dhe sportive shqiptare që u arsimuan, jetuan apo jetojnë në Francë, për 33 ambasadorët e Francës në Shqipëri dhe për 25 ambasadorët e Shqipërisë në Francë, por edhe për ambasadorët e Francës në Kosovë dhe ambasadorët e Kosovës në Francë. Në kapitullin e dytë me titull “Personalitetet shqiptare të Francës” përfshihen 489 zëra nga të gjitha fushat e jetës shqiptare dhe franceze që janë arsimuar në Francë, që janë dekoruar nga presidentët francezë dhe ata që kanë jetuar dhe jetojnë në tokën franke. Janë 15 kryeministra, 6 presidentë, 5 kryetarë kuvendi, 9 zëvendëskryeministra, 100 ministra, dy mbretër, dy mbretëresha, 5 princër, 7 princesha, 30 ambasadorë të Shqipërisë dhe të Kosovës në Francë, 7 nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, 4 nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, 50 shqiptarë të dekoruar nga Presidentët e Francës me “Legjionin e Nderit”, 4 heronj të popullit shqiptar, 40 akademikë dhe mbi 100 shkencëtarë, shkrimtarë, studiues, përkthyes, profesorë, gazetarë, artistë, sportistë, sipërmarrës dhe biznesmenë shqiptarë. Objekt i këtij projekti enciklopedik janë edhe shumë personalitete të shquara franceze me origjinë shqiptare, si Girolamo Luigi Francesco Durazzo (1739-1809), zemra e të cilit ndodhet në Panteonin Francez, Jean Moréas (1856-1910, poet dhe themelues i simbolizmit francez), Angelin Preljocaj (1957, koreograf i famshëm, anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura në Paris), etj. Përfshihen edhe 100 personalitete shqiptare me pasaportë franceze që banojnë në Francë dhe punojnë në institucione të rëndësishme publike dhe private franceze. Hyrja dhe përmbajtja e këtij libri është edhe në frëngjisht për t’i dhënë publikut francez një informacion të shkurtër mbi këtë enciklopedi.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe522
ISBN9789928803306
RedaktoriLeonard Veizi
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
Gjuhashqip/frengjisht
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë