Perballja me adoleshentet, - po ju vjen nje ndihmes i ri...
Mjeshtri i psikothrillerit Sebastian Fitzek vjen me nje tjeter roman befasues per lexuesin shqiptar pas “Posta”. Një vrasës i dhunshëm takohet me mjekun e tij psikiatër në avion ku rrezikon jeta e mbi 600 pasagjerëve në bord…..
E Keqja që Ajhmani mishëron i duket Arendit "banale", ndaj dhe më e tmerrshme, sepse shërbëtorët e saj pak a shumë të vetëdijshëm nuk janë veçse burokratë të vegjël, gri. Kasapët e këtij shekulli nuk kanë "madhështinë" e demonëve: janë teknikë, i ngjasojnë shoshoqit dhe na ngjasojnë.
Ky liber sjell historite fantastike te femijeve sesi refuzojne ushqimin, te shoqeruara me 8 receta të shëndetshme për fëmijët, të përgatitura nga Dhurata Thanasi. Rrefimet, recetat, perfshirja e femijeve ne pergatitjen e ushqimit, fotografite, dizanji dhe ilustrimet fantastike e bejne kete liber me vlere te madhe edukative dhe zbavitese per lexuesit e...
Ky tekst shpjegon se vizatimi si një instrument matës është i vlefshëm në çdo moshë, por përdorimi i tij në fëmijërinë e hershme është një nga instrumentat më të përdorura, për arsyen e thjeshtë se është një nga aktivitetet kryesore të kësaj grupmoshe krahas lojës.
Libri më i kërkuar për foshnjat dhe të vegjlit me mbi 5 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Më shumë se 200 receta të shpejta, të thjeshta e të shëndetshme iu vijnë në ndihmë nënave të reja për të ushqyer bebet e tyre.
Një foshnjë e lindur në kazermat e Aushvic Birkenaut në tetorin e vitit 1944. Një sonatë e kompozuar nga një oficer i ri gjerman, në të njëjtën datë, po në Aushvic. Dy histori që kryqëzohen dhe që plotësojnë njëra-tjetrën. Disa dekada më vonë, Amalia, vajza portugeze e një babai gjerman, fillon të heqë velin që mbulon të kaluarën naziste të familjes,...
"Ndalo mendimet e tepërta" është një libër për të kuptuar atë çka ke përjetuar, situatën rraskapitëse në të cilën je përfshirë dhe si e humbet mendjen në një grackë ankthi dhe stresi. Autori i mirënjohur Nick Trenton do të të shoqërojë për të kapërcyer pengesat me teknika të hollësishme e të vërtetuara, që do të të ndihmojnë të riprogramosh trurin, të...
Zhdërvjelltësoni mendjen me "150 Aktivitetet e Mia të Para". Libër interaktiv për moshën parashkollore.
Ky është botimi autentik Prralla kombëtare, vëllimi I, i mbledhur prej gojës së popullit nga studiuesi, etnologu dhe historiani At Donat Kurti. Suksesi prej disa dekadash e ka bërë librin referencial për të njohur dhe studiuar krijimtarinë popullore shqiptare ndër shekuj
Tetë përralla fantastike, plot me zana e magji, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.
Koni dhe familja e saj kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet dimërore në një kasolle të vetmuar në mal.
Historia e Dibrës, e përftuar nga laboratori i njërit prej studiuesve më në zë, më prodhimtarë e të rëndësishëm të historiografisë së sotme kombëtare, vjen si një pasurim burimor në fushën e historiografisë dhe si një plotësim në historishkrimin shqiptar.
Zbuloni botën e gjallë në këtë libër interesant që flet për natyrën. Mësoni se si zhvillohen farat, përse disa insekte janë vija-vija, si jetojnë pinguinët, pse kameleonët ndryshojnë ngjyrë dhe shumë kuriozitete të tjera që do t’ju habitin.
"KTHIMI I ROBINSONIT: Të gjithë banorët e pyllit mblidhen përreth Robinsonit, aventurierit shëtitës, për të dëgjuar tregimet e tij të mrekullueshme..."
Saga e Gjeniut, shkruar nga shkrimtari ri shquar amerikan i shekullit te XX, Teodor Drazjer vjen me nje perkthim te dyte, realizuar nga Eris Rusi dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Ombra GVG
Njerëzit dinë shumë pak për jetën brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë. Pavarësisht nëse mendoni se njihni mirë historinë dhe politikën, ky libër do t'ju ndihmojë t'i kuptoni më mirë presidentët si qenie njerëzore, diçka që mediet shpesh harrojnë ta bëjnë.
"Gënjeshtrat e vogla të mëdha” është një rrëfim i shkëlqyer për ish-bashkëshortët dhe gratë e dyta, nënat dhe bijat, skandalet në oborrin e shkollës dhe gënjeshtërzat e rrezikshme që ia themi vetes për të mbijetuar.
Kur një fallxhore shikon një vrasje në dorën e lordit Artur Sevij, ka vetëm një zgjidhje të mundshme: lordi Artur duhet të përmbushë fatin e tij para se të mund të martohet me dashurinë e jetës së tij, të pafajshmen Sibil.
I vendosur në Francën e pushtuar nga nazistët, në atë botë vulgare të sunduar nga ligësia dhe shtypja, "Dashuri pa rezistencë" i Gilles Rozier-së është një roman mbi instinktin seksual dhe dëshirën e pashtershme.
Në moshën tridhjetenjëvjeçare, Noah Kalhun, kthehet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në Karolinën e Veriut. Por është i marrosur nga imazhet e vajzës që ka humbur më shumë se një dekadë më parë... Njëzetenëntëvjeçarja Eli Nelson tashmë është gati të martohet me një avokat të pasur, por nuk mund të ndalë së menuari për djalin që vite më parë vodhi...
Ky është studimi i parë në Shqipëri pas 100 vitesh për administrimin e Shqipërisë nga Austro-Hungaria në Luftën e Parë Botërore. Në libër trajtohet konflikti Austri-Italia për Vlorën dhe për integritetin e Shqipërisë politike në fillim të kësaj lufte. Vlora konsiderohej për Austrinë, me e rëndësishme se e gjithë Serbia, madje quhej porti me i rëndësishëm...
Romani, pjesë e një vepre madhore të cilës autori i kushtoi tërë jetën, në thelb ka një temë të thjeshtë, atë të të drejtave të individit, e sidomos të një gruaje, për të jetuar e dashuruar.
Romani Ortaku, i shkruar në vitin 1997, tregon historinë e Patrikut, dikur një ortak në një studio ligjore, i pasur dhe shumë i aftë profesionalisht, por që pasi vodhi 90 milionë dollarë nga studioja e tij mori arratinë, deri sa u kap në xhunglat braziliane. Dhe ndërsa kthehet në atdhe për të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj tij, ai përgatit...
Fituesja e çmimit Pulitzer sjell që përtej Atlantikut një vepër kult, të cilin e përcjell përmes një enigme letrare që na kredh në zemër të periudhave më tragjike të historisë; ajo kumbon drithëruese në mbrojtje të tolerancës dhe të trashëgimisë.
Përgjatë gjithë "Armëpushimit", kësaj historie të trazuar dhe të larmishme të një pranvere lirie të pashpresuar, nota më e thekshme është ajo e një ankthi të tmerrshëm, e një trishtimi të pangushëllueshëm njerëzor.
Dashurinë, atë të vërtetën, e ndien kur mbërrin. Të godet në zemër dhe kokë, dhe në atë pikë është tepër vonë: largësia, stuhitë e vogla e të mëdha, asgjë nga këto nuk mund ta ndalë. Dhe është e pamundur të harrosh. E di mirë Leonardi, që e ka ndier t’i përvëlojë lëkurën dhe ende nuk arrin të çlirohet nga kujtimet. Kishte pasur plot gra pas ikjes së...
“Kandidi ose optimizimi” nga Voltaire konsiderohet si vepra më e mirë e satirës që është shkruar ndonjëherë.