John Galsworthy PE0136
Libër i ri
Romani, pjesë e një vepre madhore të cilës autori i kushtoi tërë jetën, në thelb ka një temë të thjeshtë, atë të të drejtave të individit, e sidomos të një gruaje, për të jetuar e dashuruar.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | PEGI | |
| ISBN | 9789928228109 | |
“Shoqëruesja” është romani i shtatë i serisë “Kronikat e Forsajtëve”, e cila përbëhet nga tri trilogji mbi Forsajtët dhe familjet e lidhura me ta. Trilogjia e tretë, “Kapitulli i fundmë”, ndjek familjen Çerëll dhe “Shoqëruesja” është romani i parë i kësaj trilogjie.
Në qendër të librit është një vajzë e re, Dini, rreth së cilës, përveç frymës së një moderniteti të ri dhe gjithëpërfshirës, vërtiten histori dashurie. Përqendrimi te familja Çerëll ka sjellë një frymëmarrje të re dhe freski, një ritëm të ri, aq sa trilogjia është tejet e këndshme. Vijojnë të spikasin karakteret e femrave të forta, të mprehta e gjuhëshkathëta, por edhe stili ironik i autorit nobelist anglez, që jo rrallë të bën të vësh buzën në gaz, edhe kur nuk do. Në vitin 1932, çmimi Nobel për Letërsinë iu dha John Galsworthy-t “për madhështinë e artit të tij të rrëfimit, i cili arrin formën më të dëlirë në Sagën e Forsajtëve”.
Thanë për librin:
Një satirë shoqërore e përmasave epike... një komedi e tërë mbi formalitetin shoqëror, bindëse si në besnikërinë e saj ndaj jetës dhe si vepër arti.
The New York Times
Histori të tilla John Galsworthy i shkruan ne mënyrë të shkëlqyer; romancat e trazuara, rastet gjyqësore dhe skandalete vendosura në mesin e klasave të larta angleze janë një territor i njohur për të.
Heavenali
Kohërat ndryshojnë, njerëzit ndryshojnë. E megjithatë, ndaj këtyre dy motrave [... Dini dhe Kler ...], mund të ndiejmë veç simpati, edhe sot, njëqind vjet më vonë.
All books about women
| Faqe | 420 |
| ISBN | 9789928228109 |
| Titulli origjinal | Pegi |
| Viti i Botimit | Maj 2017 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Anxhela Cikopano (Hoxha) |
“Lulet e mollës” cilësohet novela më e njohur e shkruar nga nobelisti John Galsworthy, e adaptuar mjaft suksesshëm edhe për ekranin e madh.
“Lulet e mollës” cilësohet nga më të bukurat e nobelistit anglez, e cila zbulon jo vetëm pikat e forta, por edhe dobësitë e artit të këtij mjeshtri të penës. Një histori e mrekullueshme dashurie: Migen Devid, një vajzë e thjeshtë fshatare njihet me Frenk Esherestin, student nga një familje fisnike…Kjo vepër është shkruar me zjarr e ndjenjë, sa edhe sot,...
“Saga e Forsajtëve” i shkrimtarit britanik John Galsworthy-t është një vepër e rëndësishme e letërsisë angleze. Ajo eksploron pasionet, tradhtitë dhe dinamikat komplekse të një familjeje të pasur borgjeze përmes tre brezave.
Vëllimi i dytë i romanit “Saga e Forsajtëve” i shkon drejt e në thelb shoqërisë britanike, që gëlon nga eleganca dhe hipokrizia.
Libri “Lulet e mollës” është një vepër e mbushur me ndjenja delikate dhe reflektime të thella për jetën, dashurinë dhe mëkatin. Në këtë libër, Galsworthy shpalos mjeshtërinë e tij për të pikturuar skena të pasura me natyrën dhe psikologjinë njerëzore, duke përdorur një stil të thjeshtë, por të fuqishëm.