Romani "Momente jete" eshte një ironi e realitetit socialo-politik në vendin tonë. Ky është një roman me ngjarje të jetuara. Me një kombinimi të tregimeve sa në Shqipëri, sa në Europë, tentohet të zgjohen ndjenjat "rrok", të cilat “flenë” akoma ndoshta në shoqërinë shqiptare.
Teksti universitar “Vetëqeverisja vendore, organizimi dhe funksionimi në Republikën e Shqipërisë dhe të Kosovës”, është hartuar në përputhje me strukturën e përmbajtjeve të kurrikulave pedagogjike dhe si i tillë, mund të shërbejë edhe për mësuesit e të gjitha niveleve në Shqipëri dhe Kosovë.
Vjen për herë të parë në shqip Ingeborg Bachmann me përmbledhjen me novela. Ky është libri i fundit që Bachmann botoi në të gjallë. Ajo ishte perfaqesuese e spikatur e levizjes feministe ne Europe.
Marrëdhëniet midis njerëzve kanë qenë gjithmonë komplekse, për to është diskutuar dhe do të diskutohet përherë. Ky libër flet për mënyrat me anë të të cilave njerëzit mund të jenë të lumtur, kurse përmes librit janë sjellë tri tregime të ndryshme për tri gra të ndryshme.
Në këtë botim, është historia e plotë e perandorisë hitleriane, një nga rrëfimet më të rëndësishme, që ka shkruar njëri prej autorëve më kompetentë për këtë temë.
Ky roman rrëfen historinë e një djaloshi që është në kërkimin e fatit të tij, por ngjarjet misterioze e ftojnë në një botë plot mistere dhe thrille, me rikthim në kohë të ngjarjeve, me krime, prostitucion, etj. Autorja ka korrur sukses me këtë libër, i cili është shkruar pas eksperimenteve që ka bërë si pedagoge e shkrimit krijues
“Lufta e fshehtë në Shqipëri” është është studimi i parë shkencor që i kushtohet kësaj teme. Ky liber fitoi Çmimin e Parë nga një juri ndërkombëtare si vepra shkencore më cilësore kushtuar antifashizmit të popullit shqiptar
TË JESH MOTRA E VOGËL E REJFIT NUK ËSHTË GJË E LEHTË... Rejfi i ka shkelur të gjitha rregullat e shkollës, thjesht për qejfin e tij. Në regjistër ka vetëm nota të këqija dhe ka bërë një milion armiq... Në klasën e gjashtë të shkollës 9-vjeçare, me një vëlla të tillë, është e lehtë të jesh në qendër të vëmendjes. Xhorxhia duhet të përpiqet mjaft për t’u...
Historia e këtij libri bie ndesh me të gjitha normat dhe tregon se dashuria nuk ndërton, por shkatërron atë çka mijëravjeçarët mund të kenë ndërtuar.
“Diplomat me pahir” është një vepër në të cilën jo vetëm pasqyrohet politika e jashtme dhe historia diplomatike e Turqisë, por sillet edhe një këndvështrim i ri për Luftën e Dytë Botërore. Në këtë vepër shfaqet qartë mjeshtëria e Jakup Kadri Karaosmanollusë për pastërtinë dhe pasurinë gjuhësore.
Doli nga shtypi nr 18 i “Illz”, Revistë letrare e Tiranës, periodike dy mujore, me drejtor Izet Duraku dhe kryeredaktor, Rexhep Shahun
“Illz”, nr. 19, Revistë letrare e Tiranës, periodike dy mujore
Ky libër me nota të shumta autobiografike, që është shkruar në një gjuhë të pasur, tregon historinë e një vajze që zhvendoset mes botëve, me shpresën për të gjetur një atdhe që ajo mund ta quajë shtëpi.
Romani i Morantes na kujton se; askush nuk mund të jetojë vetëm me kujtimet e së shkuarës dhe se të rritesh do të thotë të vazhdosh të ecësh përpara. Secili nga ne e ka ishullin e tij thellë brenda vetes, por ishulli i Arturos shënjohet nga një ritëm fillimisht i ngadaltë dhe më pas në rritje, duke u bërë i paparashikueshëm; është mitiko fantastik, i...
Në këtë libër më tregime ajo që bie në sy më fort është tematika e dyzuar; njeriu ballkanas në udhëtimin e tij drejt të panjohurës; emigracionit. Vendi ku përplasën fatet është Amerika.
Në këtë vëllim autori Roland Gjoza ka përfshirë pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij në prozën e shkurtër. Ky autor ka dhënë një kontribut në këtë drejtim, duke reflektuar mjeshtrisht jo vetëm talentin e tij por edhe një përvojë përkthimes dhe leximesh me emrat më të shquar të short story-t në të gjithë botën
Pamfleti i Ligjit, i botuar në rreth një milion kopje, vazhdon të shitet edhe sot me një ritëm prej 15 mijë kopjesh në vit. Çdo vit, nga pak kudo në botë, dalin një ose disa libra për të, si dhe përkthime të veprave të tij.
Falimentimi i Xhekut të vogël është një roman mbi administrimin e parasë dhe vështirësitë që lidhen me të, një temë mjaft e rëndësishme në edukimin e fëmijëve. Xhek Fullton, një amerikan i vogël që hyn në klasën e tretë të shkollës fillore, ëndërron të bëhet tregtar... Në këtë sipërmarrje të bukur e delikate, a do të arrinte Xheku të shmangte gabimet,...
Me një shqyrtim të thelluar të lëndës burimore dhe një sistematizim të saj, historiani dhe bibliografi dalmato-italian Xhuzepe Praga, arrin të krijojë një prospekt bibliografik themeltar mbi studimin e historisë shqiptare, studiues i përkushtuar për çështjen shqiptare ashtu si dhe për atë dalmate.
Antoni mbetet pa fjalë, kur Rudigeri, vampiri i vogël, vjen papritur ta kërkojë në shtëpi. Rudigeri ka rënë në hall. Familja e tij e ka përzënë nga zgavra për shkak të shoqërimit me njerëzit. Antoni i gjen strehë vampirit në bodrumin e pallatit. Mirëpo për Antonin është shumë e vështirë të mbajë larg bodrumit prindërit, si edhe fqinjët kureshtarë, të...
Antoni niset në ekskursion me shkollën, gjë që nuk e ka fare me qejf, aq më tepër që me ta do të jetë mësuesi strikt i matematikës. Kështu ai mendon të ftojë Anën dhe Rudigerin. Ekskursioni nuk mund të lshte kurrë i mërzitshëm, po të kishte rrotull miqtë e vet vampirë.Natën e fundit ata organizojnë një festë jo një festë të zakonshme, po një festë vampirësh!
Autori Joan Holub u jep nje prekje moderne miteve greke me serine Vajzat Perendesha. Ndiqni ulje-ngritjet e jetes shoqerore hyjnore ne Akademine e Malit Olimp, ku vajzat perendesha e djemte perendi me te privilegjuar ne panteonin grek mprehin aftesite e tyre mitike.
Ky rrëfim i Keneth Grehëmit për jetën në natyrë ka magjepsur breza të tërë fëmijësh e të rriturish qysh kur u botua për herë të parë në vitin 1908.
Ata të gjithë i jepnin llogari kryetarit të lozhës… Vite më parë një detektiv privat i ardhur nga Çikagoja solli drejtësinë në një qytezë të kapluar nga tmerri. Tani ai do të paguajë. Një e shtënë e dyfishtë në fytyrë nga një armë gjahu e sharruar lë të vdekur një burrë… dhe zbulon një sekret, që ka ndjekur një tjetër burrë matanë oqeanit, duke vënë në...