I ri Ishulli Arturos Shiko më të madhe

Ishulli Arturos

Elsa Morante A-004481

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani i Morantes na kujton se; askush nuk mund të jetojë vetëm me kujtimet e së shkuarës dhe se të rritesh do të thotë të vazhdosh të ecësh përpara. Secili nga ne e ka ishullin e tij thellë brenda vetes, por ishulli i Arturos shënjohet nga një ritëm fillimisht i ngadaltë dhe më pas në rritje, duke u bërë i paparashikueshëm; është mitiko fantastik, i dhimbshëm, i mbushur me befasi ankthioze. “Ishulli i Arturos” është romani i dytë i Elsa Morantes, botuar në vitin 1957 dhe është vlerësuar me Premio Strega po në të njëjtin vit.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928062499

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Arturo rrëfen në vetën e parë duke përdorur retrospektivën, duke i dhënë jetë një kursi narrativ që zgjidhet në gjysmë të rrugës midis romanit të strukturuar dhe metaforës së një rinie të përshkruar me sugjerime gati onirike. Bota ku tenton të na zhysë Morante është mosha e fantazisë, e zbulimit të intimitetit të vetvetes dhe të trupit, anktheve të zemrës dhe ndjenjave tipike të adoleshencës.

“Ishulli i Arturos” është një roman pasqyrë, në të cilin përmes mendimeve dhe shpresave të Arturo-s, shfaqet rrugëtimi i jetës së çdo adoleshenti. Arturo është një personazh herë nostalgjik, herë-herë imagjinar, i ndjeshëm dhe i etur për të mësuar rreth gjithçkaje që e rrethon. Struktura narrative e veprës, fillon nga një plan realist, vijon përmes forcës së fantazisë dhe mitit që e pasuron atë me elemente ëndërrimtarë, dhe me një gjuhë sugjestive poetike, të qartë në shprehjen e saj. Për këtë arsye vepra është konsideruar si pjesë e rrymës së “realizmit magjik“.

“Ishulli i Arturos” është rrugëtimi i një fëmije drejt moshës madhore, nëpër faza të shumta tematike: rritja, edukimi përmes zhgënjimit, xhelozia, vetmia, marrëdhënia babë-bir, tema e homoseksualitetit... Kalimi bëhet përmes vetëdijes ndaj realitetit që vjen në jetën e Arturos në një mënyrë gati të dhunshme dhe të papritur: kur arrin ta kuptojë këtë, ai është ende në kohë të kthejë kokën pas për ta përshëndetur ishullin e tij për herë të fundit.

VLERESIME

Edhe pse shumë shkrimtare femra, janë vlerësuar më çmime gjatë karrierës letrare, ato kurrë nuk e arritën famën ose paratë e bashkëkohësve të tyre meshkuj, ose, edhe në disa raste, famën bashkëshortëve të tyre. Edhe Elsa Morante nuk e pati këtë fat, të paktën sa ishte gjallë.

—The New Yourk Times Review

Elsa Morante është një shkrimtare e shkëlqyer, është një mit...

—La Republica

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe468
ISBN9789928062499
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdmond Çali
RomanSagë&Histori