I ri Lufta e fshehte ne Shqiperi - HC Shiko më të madhe

Lufta e fshehte ne Shqiperi

Roderick Bailey A-004156

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Lufta e fshehtë në Shqipëri” është është studimi i parë shkencor që i kushtohet kësaj teme. Ky liber fitoi Çmimin e Parë nga një juri ndërkombëtare si vepra shkencore më cilësore kushtuar antifashizmit të popullit shqiptar

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Naimi
ISBN9789928234407

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri “Lufta e fshehtë në Shqipëri”, me autor Roderick Bailey, profesor i historisë në Universitetin e Oksfordit, Britani e Madhe, është i bazuar në dokumente arkivore, në raportet e dërguara prej ushtarakëve britanikë nga terreni, si dhe në udhëzimet që u vinin atyre nga Londra.

Autori ka shfrytëzuar edhe fonde të rezervuara, deri tani të panjohura. Për rrjedhojë, libri zbulon mjaft anë ende të panjohura të Luftës Antifashiste në Shqipëri, të qëndrimeve të mbajtura nga formacionet e ndryshme politike e ushtarake shqiptare ndaj pushtuesit, të marrëdhënieve të tyre me misionet aleate si dhe të marrëdhënieve konfliktuale që grupimet shqiptare patën mes tyre qysh në fillimet e rezistencës antifashiste.

Sipas historianit Pëllumb Xhufit, “në kaosin e botimeve dhe interpretimeve thellësisht të politizuara që i bëhen në Shqipëri ngjarjeve të Luftës II Botërore, ky libër, me mbështetjen dokumentare të jashtëzakonshme të tij dhe me qëndrimin e distancuar dhe objektiv të autorit, vendos një rregull e një standard në rrëfimin historik.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe256
ISBN9789928234407
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdval Zoto, Alvin Saraçi
HistoriShqipëria