Burri dhe gruaja: Vallezimi i jetes Shiko më të madhe

Burri dhe gruaja: Vallezimi i jetes

OSHO - Bhagwan Shree Rajneesh FNK0091

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Osho, autor bestseller në shumë shtete të botës bashkon filozofinë e Lindjes dhe Perëndimit. Ai tregon se marrëdhëniet mes njerëzve duhet të mbështeten në dashuri dhe respekt reciprok. "Puna ime është t'ju çliroj nga dualizmi i burrit dhe i gruas", thotë Osho.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN978-99956-86-90-1

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Jin dhe Jang, burri dhe gruaja janë dy pole të jetës mbi tokë. Në përsiatjet dhe udhëzimet e tij, Osho mëson si të sjellim në harmoni artin e energjisë femërore dhe mashkullore dhe kështu të gjejmë një kuptim më të përgjithshëm për më shumë energji dhe gëzim jete...Nëse do të shohësh në rrugë një çift dhe burri duket i trishtuar, të jesh i sigurtë se ai është i shoqi. Nëse duket i lumtur, atëherë nuk janë të martuar dhe ajo nuk është gruaja e tij. Dashuria të jep liri të plotë: dhe nëse nuk ta jep, ajo nuk është dashuri, por diçka tjetër. Është një trip egoje. Nëse ke një grua të bukur, do t'ia tregosh gjithë botës, a thua se ajo është pronë e jotja. Është njësoj sikur ke një makinë të bukur dhe vjen vërdallë që të gjithë të shohin që makinën që ke ti nuk e ka askush. Vërdallose gruan sa në njërin lokal tek tjetri dhe rriji ngjitur që t'ju tregosh të gjithëve se ajo të përket ty. Çdo dhunim i të drejtave të tua është i mjaftueshëm që të të zemërojë: në këtë rast mund edhe ta vrasësh?Dhe ty të gënjen mendja se e do. Mbas çdo gjëje fshihet gjithmonë një egoizëm i madh në veprim. I duam njerëzit t'i trajtojmë si objekte, i posedojmë si të tillë, i katandisim në objekte. Dashuria nuk ka qoshe të errëta, dashuria është trasparente, nuk është objekt solid. Dashuria është i vetmi fenomen mbi tokë që nuk krijon hije.

Të dhëna

Faqe208
ISBN978-99956-86-90-1
RedaktoriRexhep Hida
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiSadedin Limani