Kryesorja eshte te jesh Shiko më të madhe

Kryesorja eshte te jesh

OSHO - Bhagwan Shree Rajneesh FNK0093

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Mësuesi më i njohur i misticizmit, që e bëri meditimin të famshëm ndërkombëtarisht, në "Kryesorja është te Jesh", shpjegon se të gjithë njerëzit mund të dashurohen, por në fillim duhet të njohin veten.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN978-99956-96-93

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Njeriu është krijesa më e përsosur dhe qënia më e evoluar e kësaj Toke. Asnjë zog nuk mund të këndojë këngën e tij: muzika e tij është veçse një zhurmë, edhe pse e bukur duke qenë frut i pafajësisë së tij. Ndërsa ti mund të këndosh këngë shumë më të bukura, të pasura me domethënie. Por njerëzit pyesin gjithmonë : "Çfarë kam unë për të dhënë?" Pemët, yjet lumenjtë janë të bukurpor a ke parë ndonjëherë gjë më të bukur se një fytyrë njeriu? A ke parë ndonjëherë gjë më të shkëlqyer se sytë e tij? Nuk ekziston mbi këtë Tokë asgjë më delikate se ato. Dhe çfarë thellësie! Por ti pyet: "Çfarë kam për të ofruar unë në dashuri?" Në fakt kur dikush bie në dashuri me ty, ti i habitur thua: "Mua?! Ky njeri më do mua !?" Në mendjen tënde të vjen kjo ide: "Sepse nuk më njeh, prandaj. Nëse do të më njihte, nëse do të thellë meje, nuk do të më dashuronte kurrë". Pikërisht për këtë arsye të dashuruarit fillojnë t'i fshihen njëri tjetrit. Ruajnë brenda tyre gjëra private, mbajnë sekrete, sepse kanë frikë se duke bërë të kundërten, dashuria do të zvenitej: në momentin që ato do të hapnin zemrat e tyre, gjithçka do të merrte fund pa mëdyshje. Nuk dinë të duan veten e vet: si mund ta konceptojnë se dikush tjetër mund t'i dojë ato? Dashuria fillon duke dashur veten. Mos u bëj egoist, por ama veten tënde duaje, duke evituar obsesionin dhe narcizismin: janë dy gjëra të ndryshme... "Kryesorja është të jesh" një libër për dashurinë, vetënjohjen dhe marrëdhëniet e ndërsjellta, libër i cili jep shpjegim për dilemat e ekzistencës së dashurisë.

Të dhëna

Faqe102
ISBN978-99956-96-93
RedaktoriRexhep Hida
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiFatmir M. Dibra