Me daljen e numrit të parë të revistës kulturore-artistike BOTA SHQIPTARE (tetor 1992) merr udhë zanafilla e shtëpisë së librit dhe të filmit BOTA SHQIPTARE, që krahas botimit të letërsisë do t’i kushtojë po aq vëmendje realizimit dhe prodhimit të filmit dokumentar dhe vizatimor.
Duke u prezantuar para lexuesit dhe artdashësit shqiptar me këto dy gjini tepër të dashura, BOTA SHQIPTARE krijoi dhe kristalizoi fizionominë e saj unikale.
Shtëpia e librit dhe e filmit BOTA SHQIPTARE e ka pasuruar bibliotekën shqiptare me mjaft autorë të shquar, me tema të reja dhe botime të shumëllojshme nga fusha të ndryshme; ekranit shqiptar i janë shtuar filma me tema madhore nga historia dhe figurat e shquara të kombit shqiptar, si dhe mjaft filma të animuar për fëmijë.
Kujdesi i vazhdueshëm si dhe serioziteti në përzgjedhjen e autorëve, titujve të librave dhe skenarëve të filmave nga një staf profesionistësh ka bërë që shtëpia e librit dhe e filmit
BOTA SHQIPTARE të renditet ndër botuesit dhe producentët më prestigjiozë dhe të vlerësuar në vend.
Gjatë kësaj periudhe BOTA SHQIPTARE realizoi dhe prodhoi mbi 30 filma dokumentarë dhe të animuar si dhe ka botuar mbi 300 tituj librash. Nga viti në vit u rrit dukshëm gama e botimeve duke shënuar mbas vitit 2004 një hop të rëndësishëm cilësor, jo vetëm në përzgjedhjen e autorëve dhe bashkohësisë letrare, por edhe në imazhin e botimeve me paraqitje të lartë grafike dhe prurjes së përkthyesve të talentuar
Nicholas Sparks, shkrimtari bestseller #1 i Nju Jork Tajmsit, vjen sërish me një roman të ri prekës që tregon për një mjek ushtrie të plagosur dhe për dy femra, të fshehtat e të cilave do të ndryshojnë rrugën e jetës së tij.
Merr përgjigje për të gjitha pyetjet që ke mbi: Trupin e njeriut Sistemin diellor Teknologjinë Kafshët Shkencën Natyrën
Kurt Sejit dhe Murka është një histori jete dhe vekje që sërish do ta ringjallni në përfytyrimet tuaja , ku sërish do të mund të gjeni veten tuaj në radhët e tij.Nuk do të dëshironi ta lëshoni nga dora.
Me historinë e një dashurie të madhe, të luftës, të revolucionit, të mallit dhe të brengave, romani "Kurt Sejit dhe Sura" është një roman i jashtëzakonshëm, që u jep lexuesve nga fillimi në fund shije, kureshtje dhe emocion të veçantë.
Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej... Historia e fshehtë që bashkon Komisionin Trepalësh me Masonët dhe Piramidat e Mëdha
Seria parashkollore "Kush jam unë?" është krijuar enkas për të dhënë njohuri përmes mësimit zbavitës të fjalëve të rëndësishme në rritjen e fëmijës. Seria është klasifikuar në disa grupime si kafshët e buta dhe të fermës, kafshët e egra, profesionet dhe transporti.
Një roman prekës dhe shqetësues në të cilin lexuesi dëshmon nga brenda një mekanizëm që e shtyn drejt çmendurisë fatale qenien e thjeshtë njerëzore. Kur më në fund takohet me një grua, një qenie fatkeqe dhe e dobët si ai, vendos ta ndihmojë. Por deri në ç'pikë? Një vëzhgues i madh i thellësisë së shpirtit njerëzor, Yasmina Khadra eksploron burimet e...
Kur njerëzit kërkojnë flori nëpër të ftohtin e veriut, atyre u nevojiten qen, qen të mëdhenj e të fortë, qen që janë të zotë të tërheqin slita nëpër dëborën e pafundme, drejt minierave të arit... Bakun e rrëmbyen nga shtëpia e tij e qetë në jugun e ngrohtë dhe e shitën për qen slite. Atij nuk i mbetej tjetër veçse t’i përshtatej jetës së re dhe të ashpër:...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Frymëzuar nga realitetet komplekse të Irakut, të cilat ajo i njeh mirë, Emilienne Malfatto na çon në një shoqëri të mbyllur, të sunduar nga autoriteti mashkullor dhe kodi i nderit. Një roman i parë verbues, me intensitetin e një tragjedie të lashtë.
"Leksione kimie" është historia e një gruaje të paepur, që bie dhe ngrihet shumë herë; është aventura e një ekzistence që përmbys skemat dhe çel një udhë të re, pavarësisht gjithçkaje. Me Elizabetë Zotën qeshet dhe qahet. Është ajo që dikton ritmin, që na tregon se kur duhet ecur kryelartë dhe kur është e pamundur diçka e tillë. Dhe tekefundit, duket se...
Pas refuzimit qe ju be letersise se realizimit socialist, Akademikja Floresha Dado hedh veshtrimin teorik mbi vepren e krijuar ne gjysmen e dyte te shekullit te XX dhe merr ne shqyrtim qendrimet qe u artikuluan pas viteve ’90. Ky liber konsiderohet nga autorja si nje ftese per debat per “letraritetin” e te ashtuquajtures soc-realizem.
Ky roman është një zgjedhje e shkëlqyer për fëmijët e moshës 8-12 vjeçare, sidomos për lexim jashtë shkolle. Është një mënyrë argëtuese për t’i mbajtur fëmijët të angazhuar edhe kur nuk janë në klasë.
Hapni faqet e këtij libri magjik me njëbrirësha dhe ngjyrosni vizatimet sipas dëshirës suaj. Më pas plotësojini ato me figurat ngjitëse që do të gjeni brenda.
Hapni faqet e këtij libri të mrekullueshëm me princesha dhe ngjyrosni vizatimet sipas dëshirës suaj. Më pas plotësojini ato me figurat ngjitëse që do të gjeni brenda.
Hapni faqet e këtij libri fantastik me dinozaurë dhe ngjyrosni vizatimet sipas dëshirës suaj. Më pas plotësojini ato me figurat ngjitëse që do të gjeni brenda.
Kujdes! Në rrugë kanë rënë gurë. Për fat, Buldozeri Bart dhe shoku i tij, Kamioni Luk ndodhen aty për të dhënë ndihmë.
Sot është ditë e madhe për Makinën e Garave Roko. Eshtë dita e garave me një shofer të ri. Vruum! A do ta fitojë dot garën Rokoja?
Ne kete set kemi sjell dy libra: Mendo si murg te Jay Shetty dhe “Nje gje e vetme” te Gary Keller, - dy libra te cilet ju ndihmojne per te zhvilluar boten tuaj te brendshme, per te rritur aftesite pershtatese dhe per te pasur sukses ne sipermarrjet tuaja
200 faqe me dieta të thjeshta e të personalizuara. Dieta bimore, të ekuilibruara, disintoksikuese, antialergjike.
Natyra dhe kafshët përbëjnë gjithmonë kuriozitet. I tillë vjen edhe ky botim enciklopedik për kafshët, i dedikuar për fëmijët e moshës 6-13 vjeç
NGA AUTORJA E BESTSELLERËVE #1 E NEW YORK TIMES “PEOPLE WE MEET ON VACATION” dhe “BOOK LOVERS”!
Nje vellim i pasur me ilustrime te shumta per te zbuluar te fshehtat dhe kureshtite e botes se kafsheve. Nje udhetim zbavites ne zbulim te vendeve te reja dhe te specieve qe i popullojne.
Kjo seri e mrekullueshme librash ofron një mënyrë tepër mbresëlënëse për prindërit, për të ndihmuar fëmijët parashkollorë të formojnë aftësitë e nevojshme bazë për të arritur sukses në shkollë. Kjo seri është ideale për të zhvilluar aftësinë e të mësuarit në fëmijërinë e hershme. Ajo ndihmon në zhvillimin,përforcimin dhe krijimin e aftësive përvetësuse te...
Ky është një libër plot me risi pedagogjike dhe didaktike për botën e fëmijëve të moshës 6-13 vjeç; ku ngrihen pyetjet e mëdha që bëjnë të vegjlit. Të gjitha këto vijnë përmes një laboratori me pyetje - përgjigje