Letersi e painterpretuar Shiko më të madhe

Letersi e painterpretuar

Floresha Dado BGJ0474

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Pas refuzimit qe ju be letersise se realizimit socialist, Akademikja Floresha Dado hedh veshtrimin teorik mbi vepren e krijuar ne gjysmen e dyte te shekullit te XX dhe merr ne shqyrtim qendrimet qe u artikuluan pas viteve ’90. Ky liber konsiderohet nga autorja si nje ftese per debat per “letraritetin” e te ashtuquajtures soc-realizem.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928000149

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ne nje interviste dhene per nje gazete javore letrare, Akademike Floresha Dado shprehet:

Jam diskutuar me studentët e mi për letërsinë që u krijua në gjysmën e dytë të shek. XX. Vija re një gjykim konfuz, ndikuar nga shumë artikuj rrëmujë që u botuan në gazeta të ndryshme mbas 1992-shit, nga atmosfera e mohimit të gjithë letërsisë 50-vjeçare, nga një agresivitet i paparë. Kur iu vura punës të shkruaj këtë vepër studimore nuk më interesonte çështja e vlerësimit apo mohimit kategorik të saj, por trajtimi në plan teorik: ç’ishte ky drejtim letrar (jo vetëm në Shqipëri), a ishte i saktë togfjalëshi “realizëm socialist”, cili është raporti midis koncepteve “tendenciozitet” dhe “partishmëri”… dhe çështja më e rëndësishme: dëmi i madh që iu bë letërsisë dhe studimit të saj nga parimi i partishmërisë ishte jo thjesht diktati partiak (siç pohohet njëlloj nga të gjithë) por, në aspektin e teorisë që shpjegon specifikën e letërsisë, të çdo drejtimi letrar, ishte cenimi i thelbit të saj. Pra, dëmi ka përmasa shumë më të gjera sesa shkruhet zakonisht. Me studentët e kemi bërë të qartë këtë aspekt. Këto dhe çështje të tjera janë shumë të rëndësishme për të bërë shpjegim shkencor (jo përsëri politik!) mbi letërsinë e quajtur “realizëm socialit” (sipas meje, ky togfjalësh nuk është i saktë dhe e shpjegoj pse). Monografinë “Letërsi e painterpretuar” e konsideroj si shumë të rëndësishme në studimet e mia”.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe277
ISBN9789928000149
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë