I ri Leksione kimie Shiko më të madhe

Leksione kimie

Bonnie Garmus BOT0666

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Leksione kimie" është historia e një gruaje të paepur, që bie dhe ngrihet shumë herë; është aventura e një ekzistence që përmbys skemat dhe çel një udhë të re, pavarësisht gjithçkaje. Me Elizabetë Zotën qeshet dhe qahet. Është ajo që dikton ritmin, që na tregon se kur duhet ecur kryelartë dhe kur është e pamundur diçka e tillë. Dhe tekefundit, duket se kërkon të na thotë që të mos ndalemi kurrë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928005489

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Elizabetë Zota është magnetike. Po hyri në dhomë, dijeni që s'keni për t'ia shqitur dot sytë: sepse është e bukur, dhe sepse nuk ngurron ta shprehë haptas mendimin e saj që zbret si një teh mbi sipërfaqen e butë të moralit të përgjithshëm. Jemi n

ë vitin 1952, dhe Elizabeta është një kimiste e re që punon në Hastings Research Institute në Kaliforni, një mjedis rreptësisht maskilist që bën çmos ta lërë në hije talentin e saj të pamohueshëm, ta sabotojë, apo ta përdorë për të lartësuar prestigjin e të tjerëve. Vështirësitë që i dalin përpara nuk e stepin aspak Elizabetën që të kërkojë me ngulm njohjen e të drejtave dhe sukseseve, me durim dhe pa u sprapsur. Vetëm një burrë e admiron vendosmërinë e saj: është Kalvin Evansi, gjení në fushën e kimisë, fare pranë çmimit Nobel. Lind mes tyre një ndjenjë e pastër, ku bashkëndarja e formulave dhe tërheqja fizike ecin krah për krah.

Por jeta, ashtu si shkenca, i nënshtrohet shndërrimeve, dhe disa vjet më vonë temperamenti i paepur i Elizabetës, tashmë nënë single, i lë mbresë të thellë një producenti televiziv që i beson drejtimin e Darkë në gjashtë, një program kuzhine që në duart e saj shndërrohet në një takim të përditshëm me publikun e gjerë, që gozhdohet para ekranit. Qasja e saj revolucionare ndaj furnelave, e mëlkuar me digresione shkencore, nuk synon thjesht përgatitjen e gatimeve, por edhe t'i çelë sytë universit femëror.

PERSHTYPJE

"Midis seksizmit të egër dhe fatkeqësisë së hidhur që ndjek heroinën tonë në çdo hap, ky mund të mos ngjajë me një roman komik, por është i tillë. Plot magji, energji e shpresë – dhe ku shfaqet edhe një qen vërtet fantastik – ai është një roman për t'u shijuar."

– People Magazine

 "Në romanin debutues të Garmus, një kimiste e pashpresë e gjen veten në drejtimin e një shfaqjeje gatimi që ndez një revolucion. Mirë se vini në vitet 1969, ku arsenali i mjeteve të një femre kufizohej shpesh te kuzhina - dhe ku Elizabet Zot është e vendosur të përmbysë zakonin një gjellë në vakt."

– The New York Times

 "Me një humor të zi dhe therës, Leksione Kimie pikturon një portret të jashtëzakonshëm në një jetë të pazakonshme në Kaliforninë e viteve 1960... Tronditës, një dedikim madhështor ndaj përtëritjes dhe llojeve të shumta të dashurive që na mbajnë gjallë."

– Oprah Daily

 "Në këtë roman debutues jashtëzakonisht tërheqës, Elizabeta e paepur dhe me vullnet të hekurt zgjeron kufijtë e mënyrës se si duhen kuptuar femrat."

– Booklist  

Të dhëna

ISBN9789928005489
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori