Produktet më të shikuara
Dhe i mrekullueshmi Uerrik d'Shavill...
Me daljen e numrit të parë të revistës kulturore-artistike BOTA SHQIPTARE (tetor 1992) merr udhë zanafilla e shtëpisë së librit dhe të filmit BOTA SHQIPTARE, që krahas botimit të letërsisë do t’i kushtojë po aq vëmendje realizimit dhe prodhimit të filmit dokumentar dhe vizatimor.
Duke u prezantuar para lexuesit dhe artdashësit shqiptar me këto dy gjini tepër të dashura, BOTA SHQIPTARE krijoi dhe kristalizoi fizionominë e saj unikale.
Shtëpia e librit dhe e filmit BOTA SHQIPTARE e ka pasuruar bibliotekën shqiptare me mjaft autorë të shquar, me tema të reja dhe botime të shumëllojshme nga fusha të ndryshme; ekranit shqiptar i janë shtuar filma me tema madhore nga historia dhe figurat e shquara të kombit shqiptar, si dhe mjaft filma të animuar për fëmijë.
Kujdesi i vazhdueshëm si dhe serioziteti në përzgjedhjen e autorëve, titujve të librave dhe skenarëve të filmave nga një staf profesionistësh ka bërë që shtëpia e librit dhe e filmit
BOTA SHQIPTARE të renditet ndër botuesit dhe producentët më prestigjiozë dhe të vlerësuar në vend.
Gjatë kësaj periudhe BOTA SHQIPTARE realizoi dhe prodhoi mbi 30 filma dokumentarë dhe të animuar si dhe ka botuar mbi 300 tituj librash. Nga viti në vit u rrit dukshëm gama e botimeve duke shënuar mbas vitit 2004 një hop të rëndësishëm cilësor, jo vetëm në përzgjedhjen e autorëve dhe bashkohësisë letrare, por edhe në imazhin e botimeve me paraqitje të lartë grafike dhe prurjes së përkthyesve të talentuar
Zbulo sesi dashuria per veten eshte celesi per te nxjerre ne pah madheshtine tende permes librit bestseller te momentit Good Vibes, Good life. BESTSELLER #1 I SUNDAY TIMES
Grate luanesha të Teheranit", i krahasuar me "Gjuetarin e balonave" eshte një roman magjepsës per migësinë, dashurine dhe guximin, si edhe një refim prekes gë zbulon fuqinë e jashtëzakonshme te lidhjeve te krijuara ne femijëri.
Kjo është historia e një entomologu amator, i cili endet i vetëm në një fshat të largët në ndjekje të një brumbulli të rrallë që dëshiron të koleksionojë, por në udhëtim e sipër zbulon një qytet rëre. Ky është një nga librat më të fuqishëm dhe më të paharrueshëm që do të lexoni ndonjëherë.
I botuar në vitin 1880, ky roman tregon historinë e Hajdit të vogël, e cila mbeti jetime kur ishte vetëm pesë vjeç dhe, për këtë arsye, iu besua kujdesit të gjyshit, një burrë në pamje të jashtme i ashpër. Brenda një kohe të shkurtër, vajzës nis t’i pëlqejë jeta në malet zvicerane. Ditët i kalon së bashku me shokun e saj Peter, mes punëve të shtëpisë dhe...
"Hajdutja e librave" vlerësohet për guximin e Zusakut, një guxim i shprehur më herët edhe në "Unë jam lajmëtari". Do të lexohet dhe pëlqehet në masë sepse tregon një histori në të cilën librat bëhen thesare. Dhe se askush nuk e kundërshton këtë ndjesi. New York Times
Bota jonë është plot me tinguj ! A mund ta gjesh saktë cdo tingull në hapsirë ?
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të Mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Askush nuk mund ta injorojë ekonomiksin. Nuk janë kurrë të mjaftueshme burimet për t'iu qasur atij ngaqë shoqëria njerëzore gjithmonë është përballur me çështjet e rëndësishme të parasë, tregjeve, shkëmbimeve, çmimeve dhe prodhimit.
Ai është një i burgosur. Ajo është gruaja që e futi pas hekurave. Dhe e vërteta mund të jetë krejt ndryshe nga sa kujtojnë të gjithë.
?"Kur Savana Lin Kërtis hyri në jetën e tij, Xhon Tairi e ndjeu se ishte gati të kthente një faqe të re në jetën e tij. Ishte një rebel i inatosur kur u regjistrua në ushtri pasi kishte mbaruar kolegjin, sepse nuk dinte se çfarë të bënte tjetër. Më pas, gjatë një liridalje takon vajzën e ëndrrave të tij.
Një histori fantastike, personazhe të paharrueshme, rrëfim i bukur; më tërhoqi qysh në fillim. M'u duk sikur e mora me mend përfundimin, por pastaj u befasova, sepse zonja McFadden është aq e zgjuar sa të të habitë. E rekomandoj fuqishëm.– Diannoud
Sensacion në TikTok! - Shkëndijat ndizen kur një patinatore e zonja dhe një kapiten i ekipit të hokejit detyrohen të dalin në një pistë patinazhi.
Ndoshta Violeta s'mund të barabitet dot për nga fuqia me të tjerët. por padyshim që s'i mungojnë as mendja e mprehtë, as forca e vullnetit. Dhe, mbi të gjitha, nënkomandanti nuk ka parasysh mësimin më të rëndësishëm: kalorësit e dragonjve i bëjnë rregullat vetë.Vetëm se vendosmëria për të mbijetuar nuk do të jetë e mjaftueshme këtë vit
Një libër i ri, i pasur, magjik rreth përkatësisë dhe identitetit, dashurisë dhe traumës, natyrës dhe ripërtëritjes, nga autorja më e vlerësuar sot në të gjithë botën. Një histori prekëse, e shkruar bukur dhe e ndërtuar në mënyrë delikate e dashurisë, ndarjes, transcendencës, historisë dhe vetëdijes. Prandaj ky roman konsiderohet si vepra më e mirë e Elif...
Pas një basti të çmendur, një sandviçi të shijshëm me djathë të pjekur dhe përqafimit me djalin e pashëm, bota e Aleksia Montgomerit kthehet përmbys. Shkaku: Daniel Granti, karpentieri ...
Nje tjeter roman bestseller i Guillaume Musso, autori me i shitur ne France ne kete periudhe, vjen para lexuesve shqiptare: Një lexim i paharruar, një rebus letrar tërheqës që shfaqet djallëzor kur autori vendos aty pjesën e tij të fundit.
Ky roman është sa kompleks aq edhe bindës për jetën moderne në vetvete: Karriera, familjet, historitë, humbjet, detyra, detyrimet ndaj të tjerëve, frika e humbjes së kontrollit dhe ...
Xhorxhi dhe Haroldi janë fëmijë të dëgjueshëm...
Seria e Kapiten Brekushit po i cmend lexuesit e vegjel. Deri me tani ka shenuar mbi 100 milione kopje te shitura ne mbare boten. Tani vjen edhe per lexuesit tane vellimi i trete i kesaj serie fantastike. Mos e humbisni vogelushe! Do te shkriheni duke qeshuar teksa shfletoni faqet e ketij libri.
Libri i katërt epik i të famshmit Kapiten Brekushi i autorit Dav Pilkey vjen për vogëlushët tanë: Situata pafund me Profesor Pipi P. Brekëpordha dhe aventurat e Xhorxhit dhe Haroldit do t’ua mbajnë gazin gjatë....Kapiten Brekushi po kthehet në një rekord global, me mbi 100 milionë kopje të shitura deri më tani në të gjithë botën.
Seria vazhdon me një sukses të jashtëzakonshëm. Kësaj radhe Xhorxhi dhe Haroldi përballen me një përbindëshe: Zonjën Brekëtërheqëse. Ccfarë ndodh me dy djemtë shakaxhinj dhe aventurat me rrobotët e tmerrshëm?!? Kapiten Brekushi po kthehet në një rekord global, me mbi 100 milionë kopje të shitura deri më tani në të gjithë botën.
Mos do të jetë kjo një tjetër punë për të mahnitshmin Kapiten Brekushi?
Për Karlin e Madh dimë se u kurorëzua natën e Krishtlindjes të vitit 800, por sa dimë vërtet për të? Çfarë njeriu ishte? Ky libër u përgjigjet këtyre pyetjeve.
KARTA PËR DUART E VOGLA është një kuti me 15 Flash Cards, për të mësuar numrat, të cilat mund t'i fshish, shkruash dhe rishkruash përsëri. Përmban dhe një lapustil me ngjyrë. Femijet e vegjël nëpërmjet tyre do të mësojnë të numërojnë të shkruajnë numrat nga 1-20.
KARTA PËR DUART E VOGLA është një kuti me 15 Flash Cards, për të mësuar numrat, të cilat mund t'i fshish, shkruash dhe rishkruash përsëri. Përmban dhe një lapustil me ngjyrë. Femijet e vegjël nëpërmjet tyre do të mësojnë të numërojnë të shkruajnë numrat nga 1-20.