Kusherira K Shiko më të madhe

Kusherira K

Yasmina Khadra BOT0151

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Një roman prekës dhe shqetësues në të cilin lexuesi dëshmon nga brenda një mekanizëm që e shtyn drejt çmendurisë fatale qenien e thjeshtë njerëzore. Kur më në fund takohet me një grua, një qenie fatkeqe dhe e dobët si ai, vendos ta ndihmojë. Por deri në ç'pikë? Një vëzhgues i madh i thellësisë së shpirtit njerëzor, Yasmina Khadra eksploron burimet e fshehta të çmendurisë, sesi vetmia, mungesa e dashurisë, mbyllja në vetvete, janë forma të tilla vuajtjeje që mund të të çmendin.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928000767

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet. Dhe ku ka gjë më të tmerrshme për një fëmijë se lënia pas dore nga një nënë që adhuron vëllanë e madh. Një roman prekës dhe shqetësues në të cilin lexuesi dëshmon nga brenda një mekanizëm që e shtyn drejt çmendurisë fatale qenien e thjeshtë njerëzore. Kur më në fund takohet me një grua, një qenie fatkeqe dhe e dobët si ai, vendos ta ndihmojë. Por deri në ç'pikë? Një vëzhgues i madh i thellësisë së shpirtit njerëzor, Yasmina Khadra eksploron burimet e fshehta të çmendurisë, sesi vetmia, mungesa e dashurisë, mbyllja në vetvete, janë forma të tilla vuajtjeje që mund të të çmendin. Dhe faktin se si një rrethanë e veçantë, një zhurmë, një portë që vajton, një diell që të verbon si të huajin e Kamysë, mund të bëhet shkas për një akt të pariparueshëm. I vetëm në shtëpinë e nënës së tij, ai kujton sesi kishte zbuluar babain e vrarë në stallë kur ishte pesë vjeç. Magjepsjen me varrimin e të vdekurve në varreza. Ngathtësinë e tij. Heshtjen e tij të përhershme. Dashurinë e çmendur të nënës për vëllain e madh dhe indiferencën ndaj tij, më të voglit. Dhe kushërirën K, kaq të bukur, kaq të shkëlqyer dhe kaq mizore, një fëmijë, dëshmitar i mungesës së dashurisë nga ana e nënës. Torturuesi i tij. Tani zor se i ka mbetur ndonjë shpresë, askush prej nga mund të shpresojë për pakëz dashuri. Jeton pa e ditur pse erdhi në këtë botë e pse do të duhet ta lërë një ditë. Nuk ka më shpresa. Deri mbrëmjen kur sheh një grua me flokë të çrregullt, të mbytur në lot, të cilën e ka hedhur një burrë nga makina. Më në fund, një krijesë më e pakënaqur, më e dobët se ai, së cilës mund t'i vijë në dihmë. Ai duhet të bëjë diçka për të. E ndjen si të domosdoshme.

Të dhëna

Faqe112
ISBN9789928000767
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNonda Varfi