Me daljen e numrit të parë të revistës kulturore-artistike BOTA SHQIPTARE (tetor 1992) merr udhë zanafilla e shtëpisë së librit dhe të filmit BOTA SHQIPTARE, që krahas botimit të letërsisë do t’i kushtojë po aq vëmendje realizimit dhe prodhimit të filmit dokumentar dhe vizatimor.
Duke u prezantuar para lexuesit dhe artdashësit shqiptar me këto dy gjini tepër të dashura, BOTA SHQIPTARE krijoi dhe kristalizoi fizionominë e saj unikale.
Shtëpia e librit dhe e filmit BOTA SHQIPTARE e ka pasuruar bibliotekën shqiptare me mjaft autorë të shquar, me tema të reja dhe botime të shumëllojshme nga fusha të ndryshme; ekranit shqiptar i janë shtuar filma me tema madhore nga historia dhe figurat e shquara të kombit shqiptar, si dhe mjaft filma të animuar për fëmijë.
Kujdesi i vazhdueshëm si dhe serioziteti në përzgjedhjen e autorëve, titujve të librave dhe skenarëve të filmave nga një staf profesionistësh ka bërë që shtëpia e librit dhe e filmit
BOTA SHQIPTARE të renditet ndër botuesit dhe producentët më prestigjiozë dhe të vlerësuar në vend.
Gjatë kësaj periudhe BOTA SHQIPTARE realizoi dhe prodhoi mbi 30 filma dokumentarë dhe të animuar si dhe ka botuar mbi 300 tituj librash. Nga viti në vit u rrit dukshëm gama e botimeve duke shënuar mbas vitit 2004 një hop të rëndësishëm cilësor, jo vetëm në përzgjedhjen e autorëve dhe bashkohësisë letrare, por edhe në imazhin e botimeve me paraqitje të lartë grafike dhe prurjes së përkthyesve të talentuar
Ky libër vjen nga autorja e romancës më të shitur në Itali, “Të lutëm më lër të urrej”. Autorja është fituese e çmimit Bancarella. Edhe në këtë roman rrëfehet historia e një vajze, ku jeta e saj ndryshon papritur. Xhada ndodhet në konflikt me të gjithë, - dhe për rrjedhojë, ajo përballet më një lëmsh, të cilit do të duhet ti gjejë fillin....
I pasur me emocione dhe me ngjarje që të mbajnë pezull, romani “Më shiko” na kujton se ndonjëherë dashuria farkëtohet përmes krizave që kërcënojnë të na shkatërrojnë... dhe se mund të mos jetë gjithnjë e lehtë për t’i njohur ata që na shikojnë ashtu siç jemi me të vërtetë.
A ishte 11 shtatori i sajuar nga brenda? A po shterojnë rezervat e naftës? Pse e ndryshoi Air Force historinë e saj për Stefenvillin? A përmbajnë shenjat rrugore kode të fshehtë?
Pas "Sekrete të një nate vere" dhe "Ndodhi në vjeshtë", Anabela, Liliana, Evi dhe Dejzi kthehen të ngrohin stinën më të ftohtë me guximin e ndjenjave të tyre: Më romantike dhe të shkëlqyera se kurrë, kthehen katër mikeshat e pandashme të serisë Wallflowers.
Nje nga librat me te vleresuar sot ne bote per mendesine vjen ne shqip nga Zeus: Zhblloko fuqinë e mendjes tënde dhe jetoje jetën në mënyrën më të mirë të mundshme
Jay Shetty, super yll i mediave sociale dhe drejtuesi i podkastit numër 1 "Qëllimisht", ka përmbledhur këtu mençurinë e përjetshme që mësoi si murg, duke e përkthyer në hapa praktikë, të cilët mund t'i ndjekë çdo ditë kushdo që dëshiron të ketë jetë me më pak ankth e me më tepër kuptim.
A besoni në dashur? Këtë ndjesi thelbësore ngre një nga romanet më të mira të Nicholas Sparks: Dallgët, dhe fati, mund ta kishin çuar kudo atë shishe, por në fakt u gjet tri javë pas nisjes së udhëtimit.
Kutia me 30 karta + 1 lapustil. Mëso të shkruash dhe të lexosh Fjalët e Para në Anglisht, në një mënyrë argëtuese dhe të thjeshtë.
Kutia me 30 karta + 1 lapustil. Mëso të shkruash dhe të lexosh emrat e Kafshëve në Anglisht, në një mënyrë argëtuese dhe të thjeshtë.
Nga autorja bestseller e "New York Times", Freida McFadden, vjen një histori e sekreteve plot kthesa të papritura dhe hakmarrjes së shumëpritur.
Një debutim i jashtëzakonshëm, që ballafaqohet me sfidat e dashurisë dhe të mbijetesës në kohë lufte dhe me pasojat e zgjedhjeve të bëra kur liria është në diskutim.
Zack dhe Lara janë të superfuqishëm. Luka ka këpucë të reja shkollore dhe një ndjesi të zjarrtë pakënaqësie. Ai e di se alienët e maskuar si mësues fiskulture dhe janë gati për të sulmuar Tokën, por a do të dëgjojë dikush? Jo. Luka është gati për të shpëtuar botën. Ai vetëm duhet të gjejë trajnuesit e tij ...
ORTAKU I BABAIT NË BIZNES DO TË BËNTE GJITHÇKA PËR PERANDORINË QË ATA E NGRITËN SË BASHKU...EDHE TË MARTOHEJ ME MUA.Deklan Hardi, idhulli i amerikanëve dhe miliarderi ish-lojtar i NFL-së, ...
Librat shkojne dhe vijne, ndersa klasiket mbeten. Aq me teper per lexuesit e vegjel te cileve kemi vendosur t’ju krijojme nje “mini-biblioteke” me veprat me te mira te kesaj moshe, ne variantin origjinal, me te cilet provohet shija e vertete e letersise. Prandaj, kemi propozuar setin me librat “Zemer” te Edmondo de Amicit, “Hajdi” te Joanna Spyri, “Djemte...
Si të fillosh biseda që japin rezultate. Ky libër, që ka fituar disa çmime, na mëson mënyrën se si të zhvillojmë biseda të qarta e të shkurtra në punë, por edhe e-maile, mbledhje, intervista e rrethana të tjera të lidhura me punën.
Feliksi,qeni i fermës ka një ditë të ngarkuar përpara,por është i uritur dhe ka humbur të gjitha ushqimet.Ndihmojemi të gjejë kockat e shijshme dhe takoni disa nga miqtë e tij gjatë rrugës !
T-Reksi Tito do të marrë pjesë në garën e shkretëtirës,por ai nuk ka rrota !A do të gjejë dicka në kohë ? Ndihmojemi të gjejë kockat e shijshme dhe takoni disa nga miqtë e tij gjatë rrugës !
Ky libër ju sjell sekretin jo aq të dukshëm por të garantuar që të ndryshon jetën: Ai që shihet gjerësisht si “një nga librat më të spikatur të shkruar ndonjëherë që të ndryshon jetën”, mund të jetë qasja më e thjeshtë për të arritur gjithçka që ke dëshiruar ndonjëherë, madje, më shpejt nga sa ke menduar se është e mundur.
Fituesja e çmimit Pulitzer sjell që përtej Atlantikut një vepër kult, të cilin e përcjell përmes një enigme letrare që na kredh në zemër të periudhave më tragjike të historisë; ajo kumbon drithëruese në mbrojtje të tolerancës dhe të trashëgimisë.
Këshilla mjeksore për vetë kujdesjen mjekësore dhe shëndetësore.
Autorja bestseller ndërkombëtar, Nicola Yoon vjen me një tjetër libër në shqip, por kësaj radhe me një roman për dashurinë. Ai është vlerësuar një roman i gjallë, shpresëdhënës që eksploron identitetin, familjen, dashurinë për shkencën e dashurisë dhe shkencën në përgjithësi, lëndën e errët dhe lidhjen mes tyre
Na ishte një herë katër fjalë të thjeshta që edhe pas më shumë se dy shekujsh ende kanë të njëjtin ndikim, duke i transportuar lexuesit në një botë misteresh dhe çudirash.
Një tjetër romancë që të bën të mbash frymën nga autorja e romancave historike Johanna Lindsey
Një kërkim brilant mbi biografinë e Napoleonit dhe gruas së tij të dytë dhe më pak të famshme - Mari Luiza.
Ky roman i autores së njohur turke Elif Shafak, është një histori dramatike për familjen, dashurinë dhe keqkuptimet e fatit në jetën e dy motrave binjake të lindura në një fshat kurd. Ndërsa Jamila qëndron në vendlindje për t'u bërë mami, Pembe ndjek burrin i saj turk, Adem, në Londër, ku shpresojnë për një jetë të re për familjen e tyre.
Mund të bëhesh më i lumtur. Dhe, udhëtimi për atje, do të jetë aventura më e bukur e jetës.
Nga saga “Lulet e murit” e autores amerikane Lisa Kleypas vjen romani i dytë i kësaj romance historike “Ndodhi në vjeshtë”; Një bestseller absolut në të gjithë botën që po korr sukses të jashtëzakonshëm edhe në Shqipëri, i hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Bota Shqiptare.
"Ne ishim gënjeshtarët" është një histori që duhet lexuar me një frymë. Një roman i mahnitshëm, i shkruar në mënyrën më të shkëlqyer.
Sëmundja ime ishte aq e rrallë, po aq sa ishte e dëgjuar. Kryesisht isha alergjike ndaj botës së jashtme. Nuk dilja nga shtëpia, nuk kisha dalë për shtatëmbëdhjetë vjet me radhë. Të vetmit njerëz që kisha parë ishin nëna ime dhe Karla, infermierja.
Kjo është historia e një poeme të mbytur, dy lumenjve të mëdhenj dhe tri jetëve të veçanta, të gjitha të lidhura përmes një pike uji.