I ri Xhaxhallaret e Sicilise Shiko më të madhe

Xhaxhallaret e Sicilise

Leonardo Sciascia BDI0689

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Katër tregimet e librit Xhaxhallarët e Sicilisë (1958), një lloj trilleri politik, janë frytet e para të pjekurisë së Sciascia-s, si shkrimtar. Në këto histori, iluzionet rreth ideologjisë dhe historisë shkrihen në gëzim e në vuajtje, kurse pafajësia e shumëkujt o zhbëhet, o  braktiset. Çdo tregim ka momentin e vet historik: zbarkimi i aleatëve në Sicili, Lufta Civile në Spanjë, vdekja e Stalinit, ngjarjet e vitit 1848.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366818

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Në tregimin e parë, tezja, e emigruar në Amerikë, nuk i harron kushërinjtë e varfër në Sicili dhe u dërgon pako me dhurata. Ajo është po aq bujare sa vendi ku jeton dhe po njësoj ka disa qëllime të fshehta, se askush nuk bën diçka pa interes. Tezja do t'u kërkojë të mos votojnë komunistët, përndryshe dhuratat do t'i shohin në ëndërr...

Në tregimin tjetër, një këpucar komunist, adhurues i Stalinit, që nuk i pranon mizoritë e kryera nga idhulli i tij, do ta ndiejë besimin të tradhtuar, kur të kuptojë të vërtetën... Një epokë tjetër, një tjetër luftë, revolucioni i vitit 1848. Në skenë fisnikët, priftërinjtë, konservatorë dhe kundërshtarë të ndryshimit revolucionar liberal...

Një tjetër luftë në sfond, revolucioni frankist. Një minator fashist, që i shpëton aksidentit në minierë, dërgohet në luftë në Spanjë. Nuk është gjë tjetër, veçse një varfanjak i kthyer në mish për top.

Vepra në fjalë është stilistikisht shumë e këndshme, Sciascia di t'i bëjë njerëzit të qeshin dhe të buzëqeshin, shpesh me hidhërim, falë natyrës njerëzore dhe realiteteve të rrëfyera.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe240
ISBN9789928366818
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiOrnela Islami