I ri Transformimi i ri i sferes publike dhe politika Shiko më të madhe

Transformimi i ri i sferes publike dhe politika

Jurgen Habermas BLM0869

Libër i ri

16 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dukagjini
ISBN9789951057615

750 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

"Ky transformim radikalisht demokratik dhe egalitar i sferës publike ku të gjithë janë autorë potencialë është mundësi e re, aq sa edhe sfidë e shumëfishtë.
Së pari, kjo krijon një sferë publike pseudoplebishitare të strukturuar vetëm përmes komenteve, klikimeve dhe pëlqimeve të followers-ave. Këto sfera përdoruesish të lirë nga kushtëzimet e sferës publike redaksionale dhe çfarëdo "censure" të cilësuar si të tillë nga këndvështrimi i tyre, nuk mund të kuptohen as si publike, as si private, por më tepër si sfera të komunikimit privat të shtrirë edhe në sferën publike, të cilat manifestohen si sfera publike të pastrukturuara.
Së dyti, për Habermas-in, të gjithë përdoruesit potenciale të rrjeteve sociale në hapësirën digjitale janë shndërruar në autorë potencialë, ngjashëm siç dikur libri të gjithë i kishte shndërruar në lexues potencialë.
Mirëpo, përdoruesit ende nuk janë mësuar me rolin e tyre si autorë, pasi kanë qenë për një kohë të gjatë nën "tutelën redaksionale të medieve të vjetra". Paskëtaj ai bën pyetje retorike: "sa kohë është dashur derisa kanë mësuar të gjithë të lexojnë?, për të konstatuar se "edhe roli i au- torit duhet të mësohet".
Sigurisht, derisa të ndodhë kjo, argumentimi diskursiv a deliberativ do të pësojë, ndërkohë që edhe fragmentarizimi na shfaqet si rrezik në procesin e formimit të opinionit dhe të vullnetit politik në shoqëri.”

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe103
ISBN9789951057615
Viti i Botimit2023
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë