Shqiperia dhe ceshtja e kufijve shqiptaro greke Shiko më të madhe

Shqiperia dhe ceshtja e kufijve shqiptaro greke

Nuçi Kotta BOT0192

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Doktori në fushën e drejtësisë Nuçi Kotta, me veprën Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro-grek shpalos me argumenta shkencorë tezën se shqiptarët janë pasardhës trako-ilir, duke u mbështetur në dokumente të autorëve të huaj. Kjo vepër në publikimin e tij në vitin 1946, tërhoqi vëmëndjen e historianëve dhe diplomatëve të kohës si dhe qarqeve shkencore të Parisit dhe më gjerë duke prezantuar problematikën historike dhe nacionale të bashkëjetesës së dy popujve më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, popullit shqiptar dhe popullit grek.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928001580

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Me këtë botim Nuçi Kotta i fliste të shkuarës, të sotmes dhe të ardhmes me kopetencë shkencore, u fliste edhe atyre që kanë bërë vepra që nuk u rezistojnë kohës, apo zërave që ndoshta dëgjohen e shuhen shpejt pasi nuk mbështeten fort në dokumentacione shkencore autentike, dhe nga ana tjetër u fliste dhe u flet studiuesve e historianëve me gjuhën e Konicës së madh që thoshte: Kur skam gjë me thanë ma fshih gojën, një gjetje e shkëlqyer e thënë kaq bukur vetëm në gegënishten fortësisht shqiptare.Studiuesi, historiani dhe juristi Nuçi Kotta nuk mund ta lidhë çështjen shqiptare me asnjë lloj paragjykimi. Ai ka qenë i ftohtë dhe i saktë në argumenta historike dhe juridike, dhe nuk njeh asnjë flamur padrejtësie dhe as përulje kur bëhet fjalë për çështjen shqiptare. Ai njeh vetëm të vërtetën objektive.Nuçi Kotta e lidh kujtesën historike të një problemi, që edhe koha vetë nuk ka mundur ta zgjidhë. Ai parashtron arsyen e ardhjes së popullsisë fshatare greke në trojet etnike shqiptare, që sipas tij, ishte nevoja ekonomike dhe kërkesat për krah pune nga feudalët e fuqishëm shqiptar.

Të dhëna

Faqe172
ISBN9789928001580
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiViktor Bakillari