E drejta e internentit

Oltion Spiro BD0343

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër E drejta e internetit është një botim me karakter profesional. Nëpërmjet këtij botimi, autori është përpjekur të bëjë një sintezë të rregullave aktuale që zbatohen në tregtinë elektronike, formë shkëmbimi e cila, edhe pse në hapat e parë të saj, po njeh një zhvillim të fuqishëm edhe në Shqipëri.

Më shumë detaje

498 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303052

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri sjell të sistemuar e të organizuar mbi baza shkencore një lëndë të bollshme dhe interesante që ka të bëjë me kriteret, rregullat dhe normat që duhen zbatuar nga gjithkush që dëshiron të përdorë internetin. Aty gjenden mënyrat e shprehjes dhe të rregullimit juridik midis aktorëve të panumërt të kësaj bote virtuale të internetit, si dhe të çështjeve të tilla, si e drejta e internetit, duke nisur nga përkufizimi i vetë internetit dhe duke vazhduar më tej me një gamë të gjerë aspektesh introduktive, që kanë të bëjnë me shkëmbimet në internet, të rregulluara juridikisht nëpërmjet një serie kontratash teknike, siç janë kontrata e furnizimit të aksesit drejt internetit, kontrata e host-it, ajo e përgatitjes së faqes së internetit, e reklamimit, kontratat midis tregtarit dhe konsumatorit. Po ashtu, trajtohen në gjerësi përgjegjësitë e aktorëve të internetit, ku përfshihen furnizuesit e mjeteve teknike të komunikimit, operatorët e telekomunikacionit, furnizuesit e aksesit drejt internetit, host-et, botuesit e faqes së internetit etj. Një pjesë e rëndësishme i kushtohet trajtimit të së drejtës së autorit në internet, mbrojtjes së faqes së internetit dhe të krijimtarisë në përgjithësi, sanksionet për shkarkimet (download-imet) pirate nga interneti etj. Ndërkaq, në libër shtjellohet hollësisht një çështje mjaft e ndjeshme për çdo përdorues të internetit: garantimi dhe mbrojtja e privatësisë në komunikimet elektronike. Kjo lëndë interesante dhe mjaft e dobishme për këdo, është trajtuar duke u mbështetur në një analizë të gjithanshme e të kujdesshme, gati gjithëpërfshirëse të rregullimeve të parashikuara nga legjislacioni shqiptar, por edhe nga aktet juridike të Komunitetit Europian. Prof. dr. Ksenofon Krisafi Oltion Spiro është diplomuar për drejtësi në Francë, titullar i gradës master në të Drejtën Private dhe Europiane pranë Universitetit të Limoges, Francë. Ka mbrojtur diplomën me temë: Shkarkimet në internet dhe e drejta. Është pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës për lëndët E drejta e autorit dhe Pronësia intelektuale. Gjithashtu ka qenë pedagog i lëndës E drejta ndërkombëtare private pranë Universitetit Kristal, si dhe autor i artikullit shkencor Pozita juridike e kopjes për përdorim vetjak në mjedisin numerik, botuar në revistën juridike të Fakultetit të Drejtësisë.

Të dhëna

Faqe264
ISBN9789994303052
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë