Biseda Shiko më të madhe

Biseda

Jorge Luis Borges BTI0009

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një përmbledhje me tridhjetë biseda të shkrimtarit të njohur argjentinas Jorge Luis Borges, të zbardhura nga intervistuesi i tij, Osvaldo Ferrari, për radion "Municipal" të Buenos Aires në vitin 1984, zhvilluar pak përpara vdekjes dhe janë të fundit dëshmi që ka lënë. Këto biseda spontane dhe të lira, Ferraris i zbardhte dhe i botonte çdo javë në një gazetë të përditshme, për t'i mbledhur më vonë në një libër me vete.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789995673697

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në këto biseda, Borges zbulon fushën e gjerë të refleksioneve dhe frymëzimeve të tij. Në këto pyetje - përgjigje për radion argjentinase, ai nuk vjen si një shkrimtar i moshuar i mbushur me nderime, por si një njeri në kulmin e zgjuarsisë së tij, erudit dhe tërheqës, që përgjatë tridhjetë bisedave ngacmuese, do të zbulojë pak nga pak fushën e gjerë të refleksioneve dhe frymëzimit të tij. Nga identiteti argjentinas tek Kiplingu, Borges sjell mbi jetën dhe veprën e tij një ndriçim të ri, të panjohur më parë duke dëshmuar edhe njëherë se ai është njëri nga autorët dhe mendimtarët e mëdhenj të shekullit të XX - të. Fragment nga libri "Ndoshta letërsia nuk bën tjetër veçse përsërit të njëjtat gjëra me një theksim, me një ndryshim fare të lehtë. Sidoqoftë, mendoj se detyra ime prej shkrimtari nuk është as të zbuloj tema të reja dhe as të shpik çfarëdo qoftë tjetër; unë duhet të përsëris, natyrisht në gjuhën e vendit tim dhe të epokës sime, disa poezi që janë përsëritur gjithmonë, me ca ndryshime të lehta pak a shumë të arrira. Befas e di se do të vijë diçka dhe shpesh, në rastin e novelës, ajo çka do të vijë është fillimi dhe fundi. Në rastin e poemës, jo: këtu ka një ide më të përgjithshme dhe nganjëherë edhe vargu i parë. Pra, diçka më është dhënë, pastaj ndërhyj unë dhe ndoshta hedh në erë gjithçka..."

Të dhëna

ISBN9789995673697
RedaktoriJerina Zaloshnja (red.); Osvaldo Ferrari (bisedoi)
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
PërkthyesiUrim Nerguti