Në këtë libër, studiuesi i njohur Bernd Fischer ofron një panoramë të gjerë e të qartë të sundimit të Ahmet Zogut në Shqipëri. Bernd Fischer-i, ndonëse e ka trajtuar historinë e Ahmet Zogut në tërësi - në pjesën më të madhe të monografisë ai është përqendruar te veprimtaria e tij si burrë shteti si ministër, kryeministër, kryetar i Republikës dhe mbret i...
Tregimtarja e njohur Edlira Jorgo vjen me nje vellim te ri ne prozen e shkurter, duke na paraqitur prurjet me te mira, me nje nivel me te larte te rrefimit
Ky libër prezanton teoritë e shkollave kryesore të mendimit në marrëdhëniet ndërkombëtare (liberalizmi, realizmi, marksizmi, konstruktivizmi), si dhe shpjegon tre nivelet e analizës për t'i kuptuar ato (sistemin ndërkombëtar, shtetet dhe individët).
Një përmbledhje me tridhjetë biseda të shkrimtarit të njohur argjentinas Jorge Luis Borges, të zbardhura nga intervistuesi i tij, Osvaldo Ferrari, për radion "Municipal" të Buenos Aires në vitin 1984, zhvilluar pak përpara vdekjes dhe janë të fundit dëshmi që ka lënë. Këto biseda spontane dhe të lira, Ferraris i zbardhte dhe i botonte çdo javë në një...
Galimberti është vëzhgues i madh i realitetit që analizon, interpreton dhe rrëfen edhe në rolin e një divulguesi, kurse në rolin e psikologut dhe mjekut kujdeset edhe për atë që ndodh brenda nesh. Corriere della Sera "Ky libër është një hetim i thellë dhe i kthjellët i situatës së të rinjve. Qartësia e parashtrimit, kuptueshmëria edhe për një lexues të...
Vepra e saj, fuqia e së cilës ushqehet nga tmerri, është në të njëjtën kohë e pasur me bukuri dhe një fat i madh për lexuesin. Volker Weidermann, Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung "Një leksion që të këput shpirtin, të bën të përulur dhe modest." Felicitas von Lovenber, Frankfurter Allgemein Zeitung
I shkruar në periudhën e karantinës në muajt e parë të vitit, “Curvid” është një kronikë e jetës së personazhit kryesor, Nikut, në ato pak javë të shpërthimit të pandemisë, kur ende askush nuk e dinte se me çfarë kishte të bënte
Qëllimi i këtij libri është të japë një informacion të qartë dhe të besueshëm për ata që duan të nisin një karrierë diplomatike. Në të njëjtën kohë, të dhënat e librit janë të dobishme edhe për individë të cilëve u duhet të marrin pjesë në shumë konferenca me tema të ndryshme dhe për ata që janë të interesuar mbi mekanizmat e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Teksti i Craig & de Burca është Bibla" e Të Drejtës së Bashkimit Europian. Unë nuk mund ta imagjinoj studimin pa këtë libër." Marriane Muona, ish-studente e Drejtësisë, Universiteti i Helsinkit; "Craig & de Burca është bërë legjendë për cilësinë: i saktë nga pikëpamja ligjore dhe i pasur nga përmbajtja", Christopher Hilson, Profesor i të Drejtës...
E paemërtueshmja është një novelë e vitit 1953 dhe pjesa e tretë e trilogjisë së Beket-it. Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beket vendos secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij: "Molloy", "Malone vdes" dhe "E Paemërtueshmja", me...
"Një nga romanet më tronditës që kam lexuar. Një ngjarje e tillë ju mbetet në mendje për një kohë të gjatë, ndoshta përjetë. Dhe ne dalim të ndryshuar nga kjo. Kam dalë krejt i tronditur nga ky lexim. Në një përmasë tjetër. I lënduar, i vrarë, i zemëruar, i tërbuar, i nënshtruar, të gjitha këto ndjenja ndërroheshin me njëra-tjetrën në vijimin e faqeve....
Enver Hoxha, njeriu që udhëhoqi lëvizjen komuniste në vend për afro gjysmë shekulli, ushtroi ndikim afatgjatë dhe la gjurmë të thella. Historiani dhe studiuesi Bernd Fischer i ka bërë një profil konciz, që i bashkëngjitet studimit tjetër të tij, "Diktatorët e Ballkanit".
Në këtë libër Dominique Moisi tregon se si bota e pas 11 shtatorit është e ndarë jo vetëm në vija kulturore ndërmjet kombeve dhe qytetërimeve. Moisi, në mënyrë të shkëlqyer, bën një kronikë të gjeopolitikës së sotme dhe karakterin e saj të përplasjes së emocioneve, duke treguar gjithashtu se si kultura e frikës, poshtërimit dhe shpresës po riformon botën...
"Një përmbledhje kaleidoskopike, tërheqëse e historisë globale". Tristram Hunt, BBC History Magazine. "Një kënaqësi për të gjitha moshat. Faqet e librit shkëlqejnë nga mençuria dhe dija e fituar nga autori dhe duke e lexuar e ndjen se si Gombrich të drejton nëpër kohëra me një dritë stërgjyshore në sytë e tij". Ben Schott, The Observer
Në fund të vitit 1948, kur u mor vendimi përfundimtar rreth të ardhmes së Europës, "integrimi evropian perëndimor" pa Britaninë ishte i papranueshëm sipas Uashington-it. Por kundërshtimi i hapur i Britanisë për përfshirjen e saj në integrimin europian, i deytroi zyrtarët amerikanë dhe francezë që ta çonin vetë përpara projektin për "Bashkimin Evropian",...
Shkruar dhe botuar në frëngjisht në vitin 1951, dhe në përkthimin anglisht të Samuel Beckett-it në vitin 1956, Malone vdes është romani i dyti nga botimet e menjëhershme të pasluftës, shkruar gjatë asaj periudhe të cilës Beckett i referohet si "rrethimi në dhomë".
Në krijimtarinë e Teodor Laços, kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon as kur subjekti shtjellohet në situata konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se kërkohet te bardhësia e...
Ky është romani i kërkimit të vetes, romani i identitetit. Ndonëse pa një histori të mirëfilltë, ai shfaqet si një mënyrë hulumtimi brenda vetvetes, një mënyrë udhëtimi të brendshëm për të marrë vesh kush dhe për çfarë jemi.
Ndërtimi i shtetit është krijimi i institucioneve të reja qeverisëse dhe fuqizimi i atyre ekzistuese. Autori në këtë libër argumenton se ndërtimi i shtetit është një nga çështjet më të rëndësishme për komunitetin botëror, sepse shtetet e dobëta apo të dështuara janë burimet e shumë prej problemeve më serioze të botës, nga varfëria tek SIDA, droga dhe...
Mishima është romancieri japonez më i rëndësishëm i shekullit XX. Veprat e tij përfshijnë 40 romane, poezi, ese dhe drama. Është kandidiuar tri herë për çmimin Nobel për letërsinë. Ndërmjet kryeveprave të tij është edhe libri "Tempulli i pavijonit të artë" (1956). Tetralogjia "Deti i pjellorisë" (1965-1970) konsiderohet prej shumë kritikësh, si suksesi...
Në këtë libër të vogël magjepsës, John Mearsheimer argumenton se gënjeshtra rreth politikës së jashtme është një pjesë e brendshme e mënyrës demokratike të jetesës. Ky është një mesazh i rëndësishëm për ata pjesëtarë të publikut demokratik që dëshirojnë t'i shmangen mashtrimeve nga udhëheqësit e tyre.
Pse kombet shkojnë në luftë është unik. Reflektimet dhe argumentet e autorit janë ndërtuar mbi 10 çështje studimore, mbi të cilat ai bën një analizë të thellë të arsyeve të luftërave të kohëve moderne, duke nisur që nga Lufta e Parë Botërore deri në ditët e sotme.
"Ata që e njohin mirë Sali Butkën, që e shohin veprimtarinë e tij nën prizmin e detyrave të lëvizjes sonë kombëtare gjatë pushtimit turk e në vitet 1912 - 1920, si dhe nën prizmin e detyrave të lëvizjes sonë demokratike në vitet 1920 - 1924 e vënë patriotin e shquar në radhën e atyre që shkrinë gjithë jetën për lirinë e pavarësinë e atdheut. Një kontribut...
Mbretëria shqiptare është një nga periudhat më kritike të historisë së Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë një nga më pak të njohurat dhe më të shtrembëruarat, veçanërisht në historiografinë shqiptare. Kujtimet e komandantit Duncan Heaton-Armstrong, sekretari vetjak i Princit Vilhelm Vid, përshkruajnë në detaje zhvillimet historike të asaj kohe.
Mustafa Qemal Ataturku i shkon për shtat modelit të njeriut të fortë të Ballkanit si në dukje ashtu edhe në përmbajtje. Ataturku u lind në Ballkan, bëri emër në ato vise përgjatë Luftës së Parë Botërore dhe kur erdhi në pushtet, politika e tij e jashtme u përqendrua kryesisht mbi Ballkanin, madje shkoi deri aty sa u bashkua me Antantën ballkanike në vitin...
Ky libër është një nga veprat kryesore të shkencave politike dhe një tekst klasik mbi natyrën e rendit në politikën botërore. I publikuar fillimisht në vitin 1977, vazhdon të karakterizojë dhe modelojë disiplinën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
"Periudha e shkurtër nga viti 1943 deri në vitin 1945, ishte një periudhë kritike për Europën, që dëshmoi për betejat e mëdha përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore, humbjen e Italisë dhe Gjermanisë, fazat e para të rimëkëmbjes pas luftës dhe fillimin e një epoke të re."
Ky libër është rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Ai nuk është i rëndësishëm vetëm për atë që shkruan, por edhe për atë që nuk kanë shkruar autorët e tjerë në këtë fushë. Në këtë libër Elez Biberaj ka dhënë mirë atmosferën e kulturës politike shqiptare midis partive. Por vlera më e madhe e...