Drama e shprehjes : tre libra ne nje : ese Shiko më të madhe

Drama e shprehjes : tre libra ne nje : ese

Pirro Loli BOT0065

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me "Dramën e shprehjes", jo vetëm vëmendja ime mund të shkëndijohet prej zbulimeve të befasishme. Ai mbetet një truall i begatë i fjalës së lirë, që ia del me sukses të zbulojë këta burime uji, qoftë edhe në shkretëtirën më të etur. Përmes labirintit të tij, ka vendosur të na i bëjë të njohura këto vlera me përulësinë e vet, që i ngjan një piedestali ku ai ngre tërë statujat e të tjerëve. Stefan Martiko

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri "Drama e shprehjes", përmban tridhjet ese. Në thelb autori rreh probleme të mprehta estetike për letërsinë dhe procesin krijues. Libri është konceptuar në tri libra. Në të parën hidhet një vështrin eseistik për pesëmbëdhjetë autorë të njohur të letërsisë shqipe. Në librin e dytë, Pirro Loli rreh probleme të një grushti poetësh dhe estetësh të rangut botëror, duke u mbështetur në kryeveprat e tryre. Libri i tretë ka të bejë me një vështrim të ri të procesit krijues të letërsisë moderne. Në Parafjalën e librit (nga poeti Stefan Martiko) lexojmë: Pena e Pirro Lolit i ngjan një shpate të mprehur mirë për një betejë jo të zakontë letrare. Ai shkon sa te Prusti te Xhojsi, te Kafka e Poe e tek autorë të njohur shqiptarë. Ai që ka në fokus letërsinë të cilën e sheh si pronë të mendjes njerëzore, e cila duhet pushtuar. Ky krijues që si asnjë tjetër në letrat shqipe, e le të hapur mendjen e vet për të gjykuar tërë botën letrare njësoj si Frymën e njeriut për të qënë përherë në pritje të prurjeve të reja letrare. Sepse letërsia si vlerë që atij i intereson, mund të gjendet gjithkund, në çdo vend e popull, si një kumt i thellë njerëzor që i ka zhbërë kufijtë, për arsyen e thjeshtë se Njeriu mbetet përherë burim i pashtershëm i një letërsie që nuk le mendje pa pushtuar.

Të dhëna

Faqe340
RedaktoriZimo Krutaj
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë