Rro-kje ne kryq Shiko më të madhe

Rro-kje ne kryq

Pirro Loli BOT0226

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Libri Rro-kje në kryq përshkruan luftën e përpjekjet titanike të njeriut që provon humbjen, por evokon përballjen, vizaton hijet nga kahu i dritës, i qaset vdekjes me gjallërinë e jetës, del nga humbëtirat e frikës për një udhëtim shprese në të ardhmen.?

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9879995611910

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Autori i Rro-kje në kryq është i njohur si poet, eseist dhe prozator. Të tria këto fusha të krijimtarisë i kanë shërbyer për të shkruar një libër më vete, por jo vetëm për veten. Rro-kje në kryq është një roman-ese, me personazhe dhe ngjarje reale, një rrëfim tronditës për një dhimbje e fatkeqësi njerëzore, një provë e guximshme dhe mbresëlënëse. I vetëdijshëm dhe krenar për kryqin e dhimbjes së vet, autori ngrihet mbi të, për të na dëshmuar së zëri i vërtetë i njeriut dhe shkrimtarit nuk gjendet në laring, por në ujëvarat e shpirtit ku derdhen zërat e tokës e të qiellit, të mirësisë e të dashurisë së atyre që ke afër dhe larg, të njohur e të panjohur, të gjallë e të vdekur. Lexuesi merr në duar një roman që përpiqet të zotërojë demonët e gjuhës e të shprehjes, i shkruar mes ëndrrës dhe zhgjëndrrës, për të përballuar sfidat ekzistenciale të qenies dhe krijimit. Lëvrues i talentuar i esesë dhe prozës së gjatë, Pirro Loli, përmes një stili të mprehtë e dinamik, ndërthur mjeshtërisht detajin me rrëfimin, realitetin me mitet, të zakonshmen me universalen, deri në udhëkryqet e absurdit.

Të dhëna

Faqe324
ISBN9879995611910
Viti i Botimit2006
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë