Pirro Loli MIL0045
Libër i ri
Struktura e tij komlekse e bën këtë libër tepër të veçantë. Lexuesi gjen në të ese, studime, kritika, intermezo, poezi etj.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Milosao | |
| ISBN | 9789928225054 | |
“Demonët e krijimit ”, substrat i gjithë krijimtarisë së tij të gjerë, ngre probleme të mprehta për letërsinë, modernizmin, lirinë e krijimit, pseudorealizmin, proçesin krijues etj. Autori direkt dhe indirekt, me një rrëfim shembëllor të sinqertë e transparent organizon mjeshtërisht një dialog të mprehtë me shkrimtarë e poetë të shquar të letërsisë sonë. Spikat nëpër faqet e librit një blerim i i shëndetshë fin, e në këtë lirizëm ndjenjash, dallohet lehtë pena e poetit edhe kur flet për drama e tradita dalëboje. Pas disa librave me ese, romane e poezi ,ndërsa punon çdo ditë, ky libër është si një frymëmarrje e thellë, si një inventar, “ku jam”, e një kthim koke pas … Libër tip antologjie ky, ku përmblidhet telegrafisht gjithë krijimtaria e Pirro Lolit në poezi, prozë dhe eseistikë i parë nga studimet dhe analizat përkatëse të autorëve të njohur e shumë të njohur të letërsisë sonë.
| Faqe | 280 |
| ISBN | 9789928225054 |
| Titulli origjinal | Milosao |
| Viti i Botimit | 2016 |
| Vendodhja | Sarandë |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
Me "Dramën e shprehjes", jo vetëm vëmendja ime mund të shkëndijohet prej zbulimeve të befasishme. Ai mbetet një truall i begatë i fjalës së lirë, që ia del me sukses të zbulojë këta burime uji, qoftë edhe në shkretëtirën më të etur. Përmes labirintit të tij, ka vendosur të na i bëjë të njohura këto vlera me përulësinë e vet, që i ngjan një piedestali ku...
Libri Rro-kje në kryq përshkruan luftën e përpjekjet titanike të njeriut që provon humbjen, por evokon përballjen, vizaton hijet nga kahu i dritës, i qaset vdekjes me gjallërinë e jetës, del nga humbëtirat e frikës për një udhëtim shprese në të ardhmen.?