Elfriede Jelinek SB0058
Libër i ri
Brigita dhe Paula, dy personazhet tona, janë emrat që ti i has në të gjithë librin dhe ku endesh bashkë me to në kërkim të shpëtimit pa shpresë nga meskiniteti i jetës. Gjuha e thjeshtë e autores ia ka bërë të lehtë detyrën përkthyesit. Është një libër që e nderon publikun, kur e lexon...dhe mëson shumë për një stil femëror tepër kontrovers.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Skanderbeg Books | |
| ISBN | 99943-850-0-3 | |
Ky roman është nga më të vështirët e viteve të fundit, për shkak se është shkruar tmerrësisht thjesht. Dy jetë të ndryshme femrash gërshetohen ngushtë për të na dhënë pasqyrën e një game jetësh femrash të një brezi, parë nga sytë e shkrimtares së njohur austriake. Në formën se si ajo i ka përshkruar këto jetë, duket sikur janë thjesht sende, krejt pa jetë dhe pa asnjë funksion, ku një qenie njerëzore mund të gjej qoftë edhe një motiv për jetë me qëllime. Çelësi që i bën të lëvizë këta robotë-njerëz është vetë Jelinek, që me përvojën e gruas, por edhe me talentin e saj, zbulon se çfarë i mban në jetë këto qenie. Fokusi i saj shkon që nga mjedisi rural i jetës së tyre të mjerë e tepër tradicional dhe përzihet me detajet me të cilat këto jetë na bëhen fare të prekshme dhe ku mund të gjykojmë për shtresat e ulëta të vendit të saj. Në një farë mënyre, në këtë roman, këto figurina flasin përmes një personazhi të tretë, që është vetë ajo, ndaj personazhet tona mbushur me mllefe kanë një njeri pas, që na i rrëfen të gjitha. Kuptohet, falë mjeshtërisë së vet, që këto jetë të vobekta t'i përshtatë si duhet në një roman, i cili ka pasur shumë jehonë në botë. "...dhe ne nuk kemi asgjë. por dashurinë po, e kemi. mbaje, pra, fort lumturinë! ndërkaq erihu këtë çast, sikundër edhe ata para tij, mendon për kandelet, për karburatorin dhe për skapamenton, që ai, sidoqoftë, nuk i ndan dot nga njëra-tjetra, më tej erihu mendon papushim, edhe pse është e lodhshme, për veshjen e gjithë këtyre, për karrocerinë, për timonin dhe për vozitjen. paula mendon më tej dhe për të dy, thuajse në vazhdim dhe jo më për dashurinë dhe për atë që gjatë saj luhet apo ndryshon në trup, por për banesën e re, për fëmijët dhe për iqindinë me kafe dhe me kajmak, për të Tjerët të cilëve u duhet Treguar diçka. hera-herë (rrallë) erihu mendon edhe për librat me stil të vështirë për luftën botërore të kaluar. për shumë ngjarje të asaj lufte, sot mbase nuk di asnjëri. Erihun e rreh në fytyrë flladi i historisë. erihu rrallëherë mendon për gratë, asnjëherë erihu nuk mendon për paulën, kur nuk ka nevojë, sepse ajo ndodhet aty...". E tillë është mënyra e rrëfimit në të gjithë librin tonë.
| Faqe | 200 |
| ISBN | 99943-850-0-3 |
| Viti i Botimit | 2006 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Afrim Koçi |
Pa asnjë dyshim “Të përjashtuarit” është ndër librat më të lexueshëm të Elfriede Jelinek. Ai është bazuar në fakte reale të vitet 1950. Pesë të rinj formojnë një bandë kriminale dhe nisin të bëjnë sulme brutale dhe rrëmbyese. Ata nuk duket se kanë ndonjë gjë të ërbashkët mes tyre, veç moshës.
Dashuria e nxënësit për mësuesen e vet, nën mjeshtërinë e Elfriede Jelinek, kthehet në një dramë "klasike" të joshjes erotike nxënës - mësues. Ky libër është një "akuzë" madhështore, që kërkon shumë më tej realitetit të sotëm vjenez, duke pushtuar miliona lexues të botës.
Në akuzat e saj të hekurta kundër shtypjes së gruas, Jelinek i beson, nga njëra anë, gjuhës dhe nga ana tjetër, zgjedhjes së personazheve. Ajo ka një stil krejt të veçantë dhe një terminologji që shfrytëzon zhargonin e shkarravinave në muret metropolitane, e burokracisë, e revistave mashkullore dhe vë në skenë dy protagonistë absolutisht pa emra, që në...