Vajza e prape Shiko më të madhe

Vajza e prape

Mario Vargas Llosa SB0032

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Duke krijuar një tension të admirueshëm midis komikes dhe tragjikes, Mario Vargas Llosa luan me realitetin dhe fiksionin për të shtjelluar një histori, ku dashuria jepet si e papërcaktuar, si zonjë me njëmijë fytyra, si vajzë e prapë. Pasion dhe ligësi, shans dhe fat, dhimbje dhe kënaqësi... për të dhënë fytyrën e vërtetë të dashurisë!

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN978 99943 5165 7

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij. Si përkthyes dhe interpret, që merr pjesë në konferenca në të gjithë botën, ia del mbanë ta takojë Lilin në çdo rimishërim të saj, si kilianka Lili, si shoqja Arleta, si madamë Arny, Mrs. Riçardson dhe Kumiko dhe ata rifillojnë përherë, edhe pse përkohësisht, dashurinë e tyre. Kjo grua plot mister, që përgjërohet vetëm ndaj burrave me pushtet dhe para, e refuzon dashurinë e Rikardos së "sëmurë" pas saj. Edhe kur ia vjedh paratë të shoqit nga banka, edhe kur merret me kontrabantën e afrodiaziakëve nga Afrika në Japoni, narratori këmbëngulës e kthen sërish gruan në skenë pa shumë pse-ra.

Të dhëna

Faqe299
ISBN978 99943 5165 7
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBajram Karabolli