I ri Cmim i reduktuar! Gabimi Shiko më të madhe

Gabimi

Elle Kennedy BDR0424

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autorja e romanit Marreveshja, Elle Kennedy, nje fenomen Booktok-u, me miliona lexues ne mbare boten, vjen me nje tjeter romance rinore ne shqip, permes shtepise botuese Dritan. Sot secila vajze ka cte mesoje nga historia e dashurise se Grejsit me yllin hokejit qe shfaqet si mashkulli arrogant para femrave

Më shumë detaje

1105 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928377388

1 350 Lekë

-10%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

AI DI TË LUAJË JO VETËM NË FUSHË…

Studenti Xhon Logan mund të shtjerë në dorë çdo vajzë që dëshiron. Për këtë yll hokeji, jeta është një sfilatë festash dhe lidhjesh, por pas buzëqeshjes së tij vrastare dhe sharmit të shkujdesur, ai ndihet  gjithnjë e më i dëshpëruar për rrugën qorre që do të detyrohet të marrë pas diplomimit.

Një takim i nxehtë me studenten e vitit të parë, Grejs Ajvërs, është thjesht shpërqendrimi për të cilin ka nevojë, por, kur një gabim i pamenduar e largon vajzën prej tij, Logani planifikon të kalojë vitin e fundit të kolegjit duke i provuar se ia vlen një shans i dytë.

TANI AI DO TË DUHET TA PËRMIRËSOJË LOJËN E VET…

Pas një viti të parë jo aq të shkëlqyer, Grejsi është rikthyer në Universitetin Brajër më e rritur, më e mençur dhe e ka lënë krejt pas krahëve lojtarin arrogant të hokejit, të cilit pothuaj i dhuroi virgjërinë.

Ajo nuk është për t’u mëshiruar dhe nuk ndihet më si flutura pa zë që ishte kur u puthën për herë të parë. Nëse Logani pret që ajo t’i bjerë në gjunjë dhe t’i lutet si gjithë lepurushet e tjera të hokejit, gabohet rëndë. Nëse dëshiron që Grejsi të kthehet, duhet të lodhet pak.

Kësaj here do ta marrë ajo në dorë timonin… dhe ka në plan ta luajë mendsh.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe385
ISBN9789928377388
Titulli origjinalThe Mistake
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErjon Caco
RomanRomancë&Pasion