I ri Fugu Shiko më të madhe

Fugu

Arb Elo A-000843

Libër i ri

49 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928354020

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjesë e shkëptur nga libri ...

Një natë, pasi ia pata ruajtur gati me sadizëm dozën e dy-tri ditëve pa ia dhënë, një vjershërim të gjatë, i cili ato dite me ngjante goxha i kulluar, e bëra atë gati në celular në xhep veç për tëe shtypur "dergo" dhe prita rastin kur lamë lokalin e po ktheheshim për në shtëpi.

Ajo kishte qenë gjithë mbrëmjen disi munguese dhe e hutuar në bashkëbisedim, të cilin e kishte nderprerë shpesh pasjellshëm për të parë për të saten herë celularin, i cili tringëlliu zbehtë kur erdhi mesazhi, krahasuar kjo me klithmën e saj kur pa dërguesin. Ndaloi atëherë, u ul në anë të trotuarit, u ula edhe une në krah

të saj e këndja e saj ish edhe këndja ime; heshti, pasi mori frymë

thellë kur mbaroi se lexuari, m'u kthye papritur si të ish një tjetër

dhe m'u lut pastaj befas ta merrja në krahë e ta puthja. Mbylla sytë e bëra ç'më tha dhe ndërsa po humbja në errësirën e ngrohtë e te thellë të buzëve të saj, më shfaqej në t'errëtin e kapakëve të syve të mi nga brenda koka e Deas, e përshoqëruar me tekst, me rreshta nga të parët që i kisha dërguar asaj;

N'shtrojen teme, natën, kam kërkue

të dashtunën e zemrës s'eme:

e kam kërkue, por gjetë se kam.

Kam me u çue, kam me iu sjellë qytetit;

nëpër rrugë e sheshe;

due me e gjetë të dashtunën e zemrës seme. E kam lypë gjithkah, por s'e kam gjetë. Më gjetën rojat...

Kur po putheshim ashtu me Edën, pata papritur ndjesinë se ai që po puthte nuk ish ai që e meritonte këtë, ndaj u tërhoqa prej saj ngadalë, duke ia rrëshqitur buzët prej buzëve në qafë dhe me tej në faqe, për të përfunduar në ballë, gjë që atë e bëri të vinte përhumbur buzën në gaz, a thua se e priste këtë...

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Cover
Faqe446
ISBN9789928354020
V. Bot2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë