Turpi Shiko më të madhe

Turpi

Emil Zola A-006263

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman, i kushtuar Manet, dëshmon shijen e Zolasë për personazhet e mallkuar, situatat e panikut... Me një stil që evokon Renoir dhe Degas, bie "perdja" e romanit ngadalë-ngadalë mbi tragjedinë e dy të rinjve …

Më shumë detaje

94 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928033741

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

"Botuar në vitin 1867, një vit pas Thérèse Raquin, Madeleine Férat duke qëndruar në përmbledhjen "skena të jetës boheme", me personazhe të mallkuar, në krizë, të destinuar drejt humbjes, vrasjes, vetëshkatërrimit.

Janë personazhe të trashëguar nga formimi i tij i parë, ai romantik, por edhe po aq iniciativës së tij pozitiviste, që e la pa iluzione mbi skllavërinë e trupit, dhe peshën e zakoneve, mentaliteteve, duke i dhënë veprës, përtej personazheve të ardhur nga rrangallat e kohës romantike, vrrullin dhe egërsinë sekuencave të saj rrëfimtare.

Në këtë roman, Zola trajton vizionin e tij të trashëgimisë, i cili do të zhvillohet më pas në Rougon-Macquart. Madelena kishte qenë aq e dhënë dhe aq e mbushur me të dashurin e saj të parë, saqë vajza e saj i ngjante më shumë atij sesa babait të saj të vërtetë. Kjo gjë e çoi fatalisht tek i dashuri i parë. Ky fatalizëm i ngjashëm me atë të shërbëtores plakë që mbështetej në fiksimet e saj fetare.

I braktisur nga e ëma, harruar prej të atit, rritur nga një protestante fanatike, i torturuar në shkollë, Guillaune do vetëm dy njerëz në botë: mikun e tij të vetëm, Zhakun, pastaj Madelenën me të cilën martohet. Mirëpo ata të dy janë njohur më parë...

Madeleine Férat, ikur nga një tutor abuzues, hidhet në krahët e Zhakut, i pari që e josh dhe ajo e dashuron marrëzisht atë.

Madelena dëshpërohet kur Zhaku ikën si kirurg ushtarak në Cochinchine. Njihet me Guillaume de Viargue i cili kërkon të martohet me të. Ajo heziton dhe vendos të martohet vetëm pasi mëson se Zhak ka pësuar një fatkeqësi dhe mbytet në det. Katër vite martesë, me vajzën e tyre, derisa Zhaku, lumturisht i shpëtuar rishfaqet papritmas në jetën e tyre...

Portreti i Madelenës, në momentin që shkon tek i dashuri i saj të kujton një Degas në fillimet e tij si piktor. Një tjetër duket si një Renoir. Një pejzazh në rrethinat e Noiraude, si në imazh i Daubigny.

Kësaj i shtohen tipare edhe më të veçanta: ato që duken nëpër faqet e romanit të ngjashme me ato të piktorëve të shkollës së re, ata që Zola i njeh aq mirë dhe shpesh i quan "pejzazhistë"e ndonjherë tjetër, "aktualistë", por edhe "piktorë natyralistë" para se ata të quheshin përgjithmonë "impresionistë".

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe406
ISBN9789928033741
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAsllan Saraçi