I ri Treni i vendeve te pamundura Shiko më të madhe

Treni i vendeve te pamundura

BOT0829

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo histori fantazie dhe aventure plot ritëm, "Treni i vendeve të pamundura: Dërgesa e mallkuar", nga autori P. G. Bell, është po aq e këndshme sa edhe e mbushur me emocione.

Më shumë detaje

1110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928006240

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky është libri i parë i një trilogjie të planifikuar, ku flitet për një tren që udhëton nëpër vende të cilat nuk janë të mundura të ekzistojnë, për një djalë të ngecur brenda një globi prej qelqi dhe për një vajzë që hyn pa dashje në aventurën më të çuditshme të jetës. Ekspresi  i pamundur postar nuk është tren i zakonshëm. Është një tren me të cilin shpërndajnë postën xhuxhët, që nga rrënojat e anijeve të mbytura në fund të oqeanit e deri në hapësirë.

Kur ky tren i pamundur kalon nëpër sallonin e shtëpisë së Suzit, asaj i përmbyset bota. Pasi hipën në këtë tren, Suzi bëhet zëvendëspostiere dhe dorëzon pakon e parë te shtriga Krepuskula. Por vetë pakoja i lutet Suzit që të mos e lerë aty. Frederiku, djali i ngecur brenda globit, ka të dhëna se Krepuskula kërkon të vërë nën kontroll gjithë Bashkimin e Vendeve të Pamundura. Ndërkohë që vë shokët dhe veten në rrezik për të shpëtuar Frederikun, Suzit i duhet të bëjë zgjedhje të vështira, nga të cilat varet fati i gjithë Bashkimit.

REVIEWS

Një argëtim i pamasë.

 – The Sunday Times

Histori zbavitëse deri në magji.

– The Independent

Ky libër është i destinuar të hyjë në radhët e klasikëve, falë aventurës së mbushur me mister, magji, të mirë e të liq, të qeshura, drithërima gëzimi dhe frike... oh, edhe  me një shkencë të quajtur fazikë (që është fizikë, por jashtë faze).

– Lancashire Evening Post

Një nga librat më zbavitës të vitit për fëmijë dhe të rinj!

– Gardners

Kjo histori që vrapon si vetë treni, është e mbushur me befasi, zbavitje dhe plot ide të reja fantastike.

– BookTrust

Imagjinatë pa fund në shpikjen e botëve të reja dhe një rrjedhë ngjarjesh me po aq të papritura sa dhe rruga e vetë trenit.

– The Bookseller

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe392
ISBN9789928006240
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 12 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanMister&Thriller