I ri Misteri i ishullit te vogel Shiko më të madhe

Misteri i ishullit te vogel

Ane Riel A-008611

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një shkrimtare midis Stephen Kingut dhe Vëllezërve Grim, me një roman prekës për një dashuri të marrë dhe të tepruar që arrin të dërrmojë në përqafimin e saj njerëzit që do të dëshironte t'i mbronte.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366337

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Livi vdiq kur ishte vetëm gjashtë vjeçe.

U shty larg në det gjatë natës dhe në mëngjes u gjend vetëm varka bosh. Ose të paktën kjo është historia që prindërit e saj u treguan autoriteteve.

Por, e vërteta është krejt ndryshe.

Livi është gjallë, fshihet pas një muri të padepërtueshëm sendesh të vjedhura aty-këtu dhe të grumbulluara nga Jensi, babai i saj, në rrjedhën e viteve: në fakt, ajo që të tjerët e quajnë të tepërt, një mbeturinë për t'u hedhur, për Jensin është e rëndësishme, e denjë për një jetë të dytë.

E pamundur, edhe po të duash, ta zbulosh vajzën në atë fortesë të vogël; e pamundur, me të kaluar kangjellat, të dalësh shëndoshë e mirë nga grackat e ngritura në oborr, përgjatë rrugës që të çon te shtëpia dhe punishtja, në hambar dhe te kontejneri i vogël që ruan shumë sekrete.

Këtu, larg nga banorët e tjerë të ishullit, jeta e familjes rrjedh e paturbulluar, e kristalizuar përjetësisht, si një milingonë e ngecur në rrëshirë. Vetëm Maria, nëna e Livit, mund ta prishë magjinë.

Por, edhe ajo, në mënyrën e vet, ka vendosur të fshihet nga pjesa tjetër e botës brenda një trupi në mënyrë të përbindshme të ngjallur...

Të dhëna

Faqe264
ISBN9789928366337
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlira Shurbani
RomanMister&Thriller