I ri Cmim i reduktuar! Te njohim epoken tone Shiko më të madhe

Te njohim epoken tone

Grup autorësh A-005056

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Koha që jetojmë ecën dhe ne nuk arrijmë të njohim thelbin e zhvillimeve të epokës tonë, prandaj vlejnë këndvështrimet e thelluara të këtyre tre mendjeve të shquara: Jacques Attali, Pierre-Henry Salfati dhe Iann Bremmer. Vëllimi i parë i këtij seti është një skanim i Perëndimit në të shkuarën e tij dhe i tyri është një lexim i thelluar i globalizimit dhe kundërshtarëve të tyre.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva

2 700 Lekë

-10%

3 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Seti me dy libra përmban:        

1. Fati i Perendimit: Athine, Jerusalem

Në një kohë kur duhet të shqetësohemi vetëm për të ardhmen, mund të duket i pazakontë interesimi për marrëdhënien midis dy mendësive të cilat e kanë origjinën në Lindjen e Mesme që përpara tri mijë vjetësh.

Megjithatë, për të kuptuar më mirë botën, asgjë nuk është më aktuale, më e domosdoshme, më urgjente, sesa zbulimi i themeleve të qytetërimit perëndimor, aq i adhuruar dhe i urryer njëkohësisht. Këto themele, në thelb, janë hebraike dhe greke.

Dialogu ndërmjet mendimit hebraik dhe atij grek ndërtoi një sistem vlerash, një utopi shoqërore që lartësonte individin, lirinë për të menduar, për të arsyetuar, për të zbuluar, për të mbledhur dijen dhe për të përmirësuar botën materiale. Prej tij ka filluar mbretërimi i arsyes, që është e pandashme nga liria.

Nëse hebrenjtë mbështesnin të pafundmen dhe shpresën, grekët të fundmen dhe arsyen, të dy bashkohen te një ide e cila ishte themeli i Perëndimit.

Sidoqoftë, kjo origjinë hebraike dhe greke është krejtësisht e panjohur: qytetërimi perëndimor e pranon origjinën greke, por, përgjithësisht, nuk e përmend atë çfarë i detyrohet judaizmit dhe në vend të kësaj, i referohet krishterimit.

2. Ne VS atyre deshtimi i globalizmit

Ata që përkrahën globalizimin, dikur premtuan një botë të mbushur me fitues, një botë në të cilën tregtia e lirë do të vinte në lëvizje të gjitha anijet e botës, dhe e majta dhe e djathta ekstreme do t’u hapnin rrugën vlerave liberale të përqafuara universalisht.

Vitet e fundit e kanë thyer këtë fantazi, pasi ata që kanë paguar çmimin për fitimet nga globalizmi, u janë drejtuar politikanëve populistë dhe nacionalistë për t’i shprehur zemërimin politikës, medias dhe elitës së korporatave, të cilët ata i fajësojnë për humbjet e tyre.

Shtetet e Bashkuara zgjodhën një president proteksionist kundër emigracionit, i cili premtoi se do të “vendoste Amerikën në vend të parë” dhe u ktheu shpinën aleancave dhe traktateve. Në Europë, partitë politike anti-establishment fituan një popullaritet që nuk ishte parë prej dekadash. Mbretëria e Bashkuar votoi të largohej nga Bashkimi Europian.

Dhe siç tregon Ian Bremmer në këtë libër që të hap sytë, populizmi po përhapet ende. Globalizmi krijon plot fitues dhe humbës, dhe ata që nuk kanë fituar gjë duan ta korrigjojnë këtë. Ata kanë parë të ardhmëritë e tyre të vjetrohen.

Ata dëgjojnë zëra të rinj dhe shohin fytyra të reja që i mbështesin. Ata ndiejnë kulturën e tyre që ndryshon. Ata nuk besojnë në atë çfarë lexojnë. Ata kanë filluar ta kuptojnë botën si një betejë për të ardhmen e cila na vendos në konflikt “ne” kundër “atyre”.

Bremmer vë në dukje dallgën tjetër të populizmit global, atë që godet kombet në zhvillim përpara se ata të zhvillohen plotësisht. Ashtu si në Europë dhe në Amerikë, qytetarët duan siguri dhe mirëqenie, dhe po ndihen gjithnjë e më të zhgënjyer me qeveritë të cilat nuk janë të afta t’ua mundësojnë këto. Për të mbrojtur veten, shumë qeveri ndërtojnë mure, si dixhitale, ashtu dhe fizike.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë