Ardian KYÇYKU (pseudonime letrarë: Ardian-Christian Kyçyku / Kuciuk), lindur në Pogradec më 23 gusht 1969, autor i mbi 50 librave origjinalë në gjuhët shqip e rumanisht


Ardian Ndreca ka lindur në Shkodër në vitin 1969. Ka kryer studimet për filozofi në Romë ku edhe jeton që nga viti 1990. Mban katedrën e Historisë së Filozofisë moderne pranë Universitetit Urbanian dhe është profesor i ftuar pranë John Carroll University (Cleveland). Nga viti 2006 deri në vitin 2015 ka drejtuar revistën “Hylli i Dritës” dhe nga viti 2016 drejton të përkohshmen “Shêjzat”. Ka qenë i pranishëm në shtypin shqiptar me artikuj kritikë, polemika dhe shkrime të natyrës historike. Fushat e tij të studimit në lëmin e filozofisë janë kryesisht idealizmi gjerman, ekzistencializmi si edhe filozofë të ndryshëm bashkëkohorë. Ka botuar një seri artikujsh filozofikë në revista të specializuara.
Ka organizuar konferenca shkencore si edhe disa kuvende ndërkombëtare, ndër të cilat përmendim: “L’Albania nell’Archivio di Propaganda Fide” (Romë, tetor 2015), “Drita e Arkivave, dritë mbi arkivat” (Tiranë, dhjetor 2017).
Ardian Vehbiu është studiues, publicist dhe autor i disa veprave në prozën e shkurtër dhe romane. Ai ka marrë disa ccmime kombëtare si shkrimtar







Aristotel Spiro është studiues i shqipes dhe i greqishtes. Ka mbrojtur doktoratën në Universitetin e Athinës me bursë të Fondacionit «Aleksandër S. Onassis» (2000). Ka punuar si pedagog i gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit (1986-1992) dhe në atë të Tiranës (2008-2016).
Aristoteli eshte filozof, estet, logjicient, astronom dhe psikolog i famshem i Greqise se lashte, i cili ka lene dy kryevepra: Politika dhe Poetika qe jane bazat e disiplinave shkencore edhe sot e kesaj dite



Arlinda Çausholli është gazetare, publiciste dhe eksperte komunikimi me influencë, me një përvojë 20-vjeçare dhe prozatore
Arlinda Guma është autore e katër romaneve: Bulevardi i Yjeve (2014), Terma humanitarë si fjala bombardim (2016), Bob Legjenda (2021) dhe Marksi ka humbur kujtesën (2025). Letërsia e saj është botuar në disa revista letrare ndërkombëtare, përfshirë revistat amerikane Words Without Borders dhe Poets & Writers, në revistën greke Teflon, etj., si dhe në antologji letrare ndërkombëtare. Poezitë e saj janë interpretuar nga aktorë të huaj në shumë vende të botës. Që prej vitit 2018, ajo është themeluese dhe drejtuese e revistës kulturore defekt-teknik.com, e cila ruhet në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kritika e përshkruan si një autore të guximshme dhe jokonformiste, "që shkruan me grusht."







Arsim Spahiu është lindur më 1942 në Prizren dhe pasi nisi studimet në vitin 1962, e internojnë bashkë me familjen në Lushnje. Në vitin 1990 emigron drejt Francës ku me energji të jashtëzakonshme nis dhe përfundon me sukses studimet për histori në Francë, ku ka arritur të marrë edhe titullin Doktor Shkencash. Ai mbron tezën e trashëgimisë pellazgo – iliro – shqiptare përmes një vepre voluminoze në këtë fushë
Akademik Artan Fuga është profesor i Filozofisë dhe i Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ai është anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Akademik Fuga ka shkruar disa libra në fushën e shkencave të komunikimit, të studimeve filozofike dhe letrare, e së fundi edhe vepër artistike.

Artan Gjyzel Hasani ka lindur nё Peshkopi. Ka shkruar njё sёrё romanesh frymёzuese pёr lexuesit, si: romani satirik “Republika e Semaforёve”, libri poetik “Mёkatari”, romani “Funeral”.
Artaj Mullaj është gazetar, piktor shkrimtar dhe aktivist. Është autor i disa romaneve të vlerësuara nga kritika dhe librave me natyrë filozofike



Arthur Schopenhauer është filozof i famshëm gjerman i shekullit të XIX. Ai ka lindur më 22 shkurt 1788 dhe është ndarë nga jeta në vitin 1860. Schopenhauer është një ndër filozofët që është përkthyer në shqip në shumicën e veprave të tij




Arthur Conan Doyle është shkrimtar i famshëm britanik, mjeshtri i madh i romanit investigativ. Ai ka lindur më 22 maj 1859 dhe u nda nga jeta në vitin 1930. Doyle njihet nga lexuesi shqiptar për serinë e veprave të Sherlock Holm.






Ashlee Vance është një opinionist i njohur amerikan, i njohur për librat e tij “Elon Musk, dhe Çështja për një të ardhme fatanstike. Ka lindur në vitin 1977 në Afrikën e Jugut dhe është diplomuar në Pormona College. Është fitues i çmimit në Goodreads për librin më të mirë në fushën e Shkencës dhe Teknologjisë










At Anton Harapi është klerik dhe intelektual i spikatur, autor i disa librave të karakterit filozofik, estetik dhe në prozë. Atë Anton Harapi shkroi veprat “Andrra e Pretashit”, “Vlerë shpirtnore”, “Shqiptari dhe bota e tij” dhe “Valë mbi valë”


At Bernardin Palaj (Shkodër, 20 tetor 1894 - 2 dhjetor 1946) ka qenë frat françeskan, mbledhës folklori dhe shenjtor shqiptar. Shquhet së bashku me P. Donat Kurtin për mbledhjen e folklorit, i cilësuar nga albanologia ruse Agni Desnikcaja "njohësi më i mirë i Alpeve". U pranua si shenjtor më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.











At Zef Pllumi lindi më 7 prill 1924 në Malin e Rencit në rrethin e Lezhës dhe u nda nga jeta më 25 shtator 2007. Ai mbetet ndër klerikët me kontribute të çmuara dhe një atdhetar i rrallë. Një pjesë e mirë e veprës së tij është përmbledhur tek “Rrno vetëm për me tregue”. Kadare e ka quajtur “ndërgjegja e kohës” në të cilën jetoi



Atë Sebastiani lindi ne vitin 1942 ne Vayla ne qarkun e Kattayam-it ne Kerala te Indisë. Është njohur për here te pare me nana Terezën me 30 nëntor te 1960 dhe për here te fundit me 19 korrik 1997. Me 23 mars 1967, paderë Sebastiani hynë ne Kongregaten e Misionareve te Dashurisë. Kushtet e para i ka pranuar me 2 qershor 1968 dhe ato përfundimtare me 2 qershor 1974. I ka qëndruar pranë Nene Terezës ne vitet me domethënëse te veprimtarisë se saj dhe se bashku me te ka themeluar urdhrin e Misionareve te Dashurisë—Vëllezërit Kontemlative, i te cilit është edhe Epror i Përgjithshëm. Po ashtu, Atë Sebastiani se bashku me Nene Terezën ka themeluare edhe Misionaret Laike te Dashurisë, nji lloj Urdhri te Trete te Misionareve te Dashurisë.
Atiq Rahimi është skenarist dhe shkrimtar afgano-francez, që ka lindur në Kabul më 26 shkurt 1962. Ai u zhvendos në Paris gjatë kohës së luftës në Afganistan




