














Lindur në Burrel, në komunën e Matit, në Shqipëri. Behar Gjoka diplomohet për kritikë letrare në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Pasi dha mësim për disa vjet atje, Gjoka u emërua drejtor i shkollës Gjimnazi Pjetër Budi në Burrel. Më 1999 ai iu përkushtua veprimtarisë letrare dhe filloi të punonte si bibliotekar në bibliotekën e Institutit të Monumenteve të Kulturës të Shqipërisë. Në 2002 ai botoi librin e tij të parë “Poetika e Budit” për të cilin fitoi çmimin e argjendtë nga Ministria e Kulturës: ai është gjithashtu drejtor i Qendrës së Studimit Pjetër Budi në Tiranë.




Belfjore Qose është poete dhe studiuese nga Shqipëria. Ajo ka kryer studimet doktorale pranë Departamentit të Letërsisë, UT, ku edhe punon si pedagoge e letërsisë së huaj. Ajo është autore e vëllimit me poezi “Aurat e natës”, për të cilin në vitin 2016 është vlerësuar nga Ministria e Kulturës si një ndër librat fitues të fondit për mbëshetjen e autorëve të rinj.







Ben Blushi (lindur më 1 janar 1969 në Tiranë) është politikan, gazetar dhe shkrimtar shqiptar. Ai është deputet në Kuvendin e Shqipërisë



Ben Shehu ka lindur në Durrës dhe jeton jashtë Shqipërisë. “Ata nuk duhet ta dinë” është romani i parë i tij. Autopri shquhet për njohur të veçanta në fushën e historisë, letërsisë dhe arkeologjisë. Në këtë roman ai ka ndërthurur fantazinë e tij me ngjarjet reale. Shumë shpejt pritet të dalë vëllimi i dytë i këtij libri


BENEDICT WELLS u lind në vitin 1984 në Mynih. Pas maturës, në vitin 2003 vajti në Berlin, ku iu përkushtua shkrimtarisë. Jetesën e siguronte duke bërë punë të ndryshme. Romani tij i parë, "Vera e fundit e Beck-sit", u botua në vitin 2008 dhe u realizua edhe film. Romani i tij "Pothuajse gjenial" (2011) ishte për muaj të tërë në listat e bestsellerëve.
























Besart Kadia ka përfunduar studimet e tij në Radley College (2002-2004) në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas ka ndjekur studimet në Universitetin e Bristolit (2004-2007) për Ekonomi dhe Financë. Ai ka punuar si pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës. Gjatë viteve 2009-2013 ai ishte koordinator kombëtar për Programin Rajonal të Promovimit të Kërkimit Shkencor të drejtuar nga Universiteti i Fribourgut në Zvicër i mandatuar nga Swiss Development Cooperation kushtuar promovimit të studiuesve të rinj në shkencat sociale në Shqipëri. Gjatë vitit 2011 ai punoi si Trainer për Procredit Bank dhe ka përvojë si auditues për Ernst dhe Young Assurance dhe Shërbime Këshilluese të Biznesit (2007-2008). Gjatë 2013-2017 ai ishte Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike duke u angazhuar në kërkim shkencor dhe në promovimin e ideve libertariane në Shqipëri përmes botimeve, konferencave dhe trajnimeve.
Ai është gjithashtu autor i disa artikujve në revista akademike dhe autor i Trillerit Politik “Loja e Vjetër”.



Besnik Mustafaj është poet, romancier, eseist, autor i disa librave për fëmijë. Pjesë e aktivitetit të tij ka qenë edhe politika dhe diplomacia
Bessa Myftiu – poete, skenariste, autore romanesh e novelash – jeton që prej vitit 1991 në Gjenevë dhe shkruan në frengjisht. Disa nga veprat e saj janë botuar edhe në shqip : Vëllimi me poezi në dy gjuhë « Miq të humbur » / Des amis perdus, romani « Rrëfime nga vendet e harruara », si dhe përmbledhja me tregime « Drejt të pamundurës ».









Bianka Pitzorno ka lindur më 12 gusht 1942 në Sassari të Italisë dhe është shkrimtare, eseiste dhe edukatore e njohur. Ajo është bërë e njohur si romanciere për fëmijë dhe që nga viti 2000 është ambasadore e UNICEF-it






