



Austin Kleon është shkrimtar dhe artist. Ai është autori i koleksionit të poezive Newspaper Blackout dhe puna e tij është shfaqur në emisionin Morning Edition të NPR, PBS NewsHour, The Wall Street Journal dhe faqja e artit, 20x200.com. Ai jeton në Austin, Texas dhe online në faqen austinkleon.com.








Ayn Rand (1905, Shën Pjetërburg – 1982, Nju Jork) ishte një shkrimtare dhe filozofe amerikane. Ajo është shkrimtarja e parë që ka mbrojtur në mënyrë të flaktë një ideologji të bazuar në lirinë individuale, egoizmin racional, etik dhe kapitalizmin ekstrem "laissez – faire". Librat dhe mendimi i saj kanë qenë shumë ndikues në SHBA.




Azuz Begag ka lindur në vitin 1957 në Villeurbanne (afër Lionit). Ai është kërkues në fushën e sociologjisë pranë CNRS (Qendra Kombëtare e Francës për Kërkim Shkencor), dhe ka qenë ministër i deleguar për Promovimin e Barazisë të Ligjshmërisë dhe të Shanseve të Barabarta, në vitet 2005-2007. Librat e tij, ku më i famshmi “Le Gone du Chaaba” (Vogëlushi nga Chaaba), janë shitur në miliona kopje.
B. A. Paris ka origjinë angeze, por pjesën më të madhe të jetës së saj e ka kaluar në Francë. Ajo ka punuar financiere dhe mësuese, si dhe është nëna e pesë fëmijëve. “Pas dyerve të mbyllura” është libri i saj i parë, i cili është përkthyer tashmë edhe në shqip





















Bamir Topi ka qene president i Republikes se Shqiperise dhe nje nga drejtuesit kryesor te Partise Demokratike pas viteve 90, si dhe perfaqesues i kesaj force politike ne Kuvendin e Shqiperise. Pas largimit nga presidenca, ai ka themeluar Forca e Re Demokratike (FRD)





Barack Obama ka lindur në vitin 1961 dhe ka përfunduar studimet për drejtësi në universitetin e Harvardit. Ai e filloi karrierën e tij në politikë në vitin 1997 duke u zgjedhur senator i Illinojit dhe më pas u bë president i 44 i Shteteve të Bashkuara. Ka shkruar disa libra dhe njihet për fjalimet dhe oratorinë e tij brilante





Bardhyl Londo lindur në vitin 1948 në Përmet, Shqipëri. Studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”. Për disa kohë ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” (LSHA). Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.

Bardhyl Musai është profesor në Universitetin e Tiranës, i ftuar në programet e studimeve doktorale në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Europës Juglindore, Tetovë dhe drejtor ekzekutiv i Oendrës për Arsim Demokratik (CDE). Ai ka shkruar mjaft libra e artikuj studimorë e hulumtues si edhe është botues i më shumë se pesëdhjetë librave për politikat arsimore, menaxhimin në arsim, psikologjinë e edukimit, të menduarit kritik, mësimdhënien, të nxënët, planifikimin, kurrikulumin, vlerësimin dhe zhvillimin profesional të mësuesve.
Është një nga shkrimtarët e njohur të letërsisë për fëmijë e të rinj. Ka botuar 13 libra artistikë, romane, novela, vëllime me përralla dhe vëllime me rrëfenja. Tetë nga librat e tij janë nderuar me çmime në konkurset kombëtare të letërsisë për fëmijë e të rinj.









Barrington Moore, Jr. është një studiues i nivelit të lartë në Qendrën Kërkimore Ruse në Universitetin e Harvardit. Mes të tjerave, është autor i veprës Analiza mbi shkaqet e mjerimit njerëzor dhe disa propozime si t’i shmangim ato.














Bashkim Hoxha është gazetar i njohur, dramaturg, skenarist dhe shkrimtar i njohur. Ai ka fituar disa çmime kombëtare me romanet e tij dhe disa nga librat janë përkthyer në anglisht


Bashkim Shehu është një nga shkrimtarët shqiptarë më produktivë të ditëve tona. Që prej vitit 1993 e deri më sot ka botuar në mënyrë sistematike çdo vit e më shumë vepra të tij







