Astrit Hykaj ka lindur në veri-lindje të Shqipërisë. Shkollën e mesme e mbaroi në gjimnazin Asim Vokshi në Bajram Curri. Në vitin 1994 mbaroi studimet në Akademinë e Arteve në nivelin master për regjisor teatri. Një vit më vonë mbaroi studimet në nivelin master profesional në Akademinë Britaniko-Amerikane të dramës (B.A.D.A) në Londër për aktrim në skenë dhe ekran.
Në vitin 1999 kreu studimet në gjuhën angleze në nivelin “mjeshtër” gjithashtu në Londër. Për një kohë të gjatë ka punuar përkthyes dhe skenarist.
Në vitin 2008 skenari i shkurtër “Kjo jetë” u shpall fitues nga Qendra Kinematigrafike e Europes Juglindore (S.E.C.C). Në vitin 2019 skenari i metrazhit të gjatë “Ledina” ishte finalist i konkursit mbarë botëror World Creative Award.
Ka përkthyer “Shqipëria - shteti jetim i Europës” nga Wadham Peacock (histori-diplomaci), “Kur ikën nëna” nga Jodi Piccoult (letërsi-roman), “Soditje” nga Malik Badri ( psikologji-teologji). Henor Harea është novela e tij e parë.
Regjisori i ri kthehet nga Perëndimi për të sjellë ndryshimin e jetës në vendin e tij dhe kjo përpjekje dëshmohet në mendimet e tij, kërkimet e thella, njohjen e asaj që quhet trashëgimi e natyrës dhe e botës së njeriut, si trupëzim i së kaluarës me të tashmen. Duan të luajnë dramën e jetës dhe hyjnë si dramë e tragjedi në jetën e kombit. Por, natyrisht...