Sherif Bundo SHB0100
Libër i ri
Akademik Sherif Bundo ka sjelle nje studim krejt origjinal, dhe te pazakonte edhe per profilin e tij, - nje punim te thelluar per dollin, si pjese e rendesishme ne sofren shqiptare; Autori e sheh si pjese tejet te rendesishme te trashegimise etnokulturore shqiptare dhe propozon qe kjo te jete pjese e trashgimise boterore te UNESCO-s.
Ky libër nuk është më në stok
Manual për dollinë – Të gjithë të barabartë në pije!
Për të thjeshtësuar kuptimin dhe për ta bërë lehtësisht të aplikueshme dollinë, po japim në vijim në trajtën e një manuali hapat që mund të ndiqni. Manuali i referohet dollisë moderne: të gjithë të barabartë në pije.
Paraprakisht bëni me të gjithë të pranishmit një dakordësi për kohëzgjatjen e qëndrimit në tryezë duke përdorur alkool dhe bëni çmos që ta respektoni këtë kohëzgjatje.
Respekti i kohëzgjatjes tregon një sfidë edhe më të madhe: të fi toni mbi egon tuaj! Nëse e praktikoni me sukses këtë manual, në të paktën tre raste, atëherë dollia bëhet institucioni i mikpritjes i instaluar edhe në shpirtin dhe sjelljen tuaj.
1 . Ndani dhe qartësoni rolet: jeni të zotët e shtëpisë apo pala e miqve. Përdorni si kriter për këtë ndarje, faktin kush ka ftuar. Ai që ka ftuar të tjerët dhe ka organizuar mbledhjen rreth tavolinës është si rregull pala pritëse.
2. Uluni në tryezë (kur jeni shumë persona) sipas kësaj ndarjeje duke bërë kujdes që miku/miqtë/ të ftuarit të ndodhen në krahun e djathtë të kreut/të parit të palës pritëse. Kjo vlen vetëm kur jeni shumë persona rreth një tavoline.
3. Në çdo palë përcaktoni vendin që ka secili (kush është i pari nga miqtë, i dyti, e kështu me radhë). Nëse karriget quhen radhë, në cilën karrige do uleni? Kryemiku ulet në karrigen e parë që ndodhet në krahun e djathtë të kreut të palës pritëse. Nëse jeni thjesht dy apo tre çifte, uluni si zakonisht. Po kështu edhe nëse jeni jo shumë në numër, protokolli në këtë rast ka lidhje me tavolinat apo gostitë e mëdha.
4. Pasi të jeni ulur kërkoni të prezantoheni. Këtë bëjeni jo vetëm dhe thjesht për të prezantuar veten tuaj, por edhe familjen tuaj të re, të vogël si edhe familjen tuaj të origjinës, prindërit, vëllezërit, motrat, fisin, thoni diçka për shkollën, punën, statusin civil, bashkëshorti/ja, fëmijët. Prezantimi të jetë i shkurtër, por zgjidhni elementet më të qenësishme.
5. Bëni disa herë gëzuar, dyshe-dyshe apo me të gjithë, falënderoni reciprokisht për ftesën, për mikpritjen, për rastin, për ngrohtësinë…
6. Kur të shikoni se biseda është ngrohur, kur të kuptoni se kanë shkrirë akujt e mosnjohjes, si rregull mbasi të kenë kaluar 25-40 minuta, ndoshta edhe më pak, mund të filloni me dollitë.
7. Dollinë e parë, si rregull, duhet ta ngrejë i zoti i shtëpisë (organizatori), me 3-4, ose 5 shëndete (por jo më shumë). Ai duhet të zgjedhë nga të pranishmit një person të dytë që quhet sekretar/ pritës i dollisë. Po qe se nuk jeni shumë persona, alternohuni, duke zgjedhur sekretar njëri-tjetrin. Mos zgjidh sekretar atë që e quan të rëndësishëm, atij lërini radhën të ngrejë dollinë e dytë apo të tretë.
8. Shëndetet do t’i ngresh duke i shpjeguar sekretarit që ke zgjedhur se për kë po i pi. Nëse personit të cilit i pi shëndetin është i pranishëm thuaja në sy vlerësimet dhe komplimentet. Shikoje në sy bashkëbiseduesin tënd dhe me kokën drejt/lart.
9. Nëse jeni në numër të madh ulur mbi të njëjtën tryezë, caktoni një person që shërben rakinë, duke i kërkuar barazi, korrektesë, kujdes, vëmendje dhe drejtësi. Ky person duhet të vetëkufizohet në pije.
10. Për respektin, shëndetin dhe nderin e kujt do ta pish shëndetin/gotën e parë? Për mikun ose njeriun më të dashur të tij, si rregull prindërit, familjen.
11. Zgjidhi me kujdes shëndetet e tjera. Mendohu mirë, reflekto thellë, preku të pranishmëve, miqve, “telat” e zemrës, lidhjet, fëmijët, të dashurit. Mund të kujtosh edhe ndonjë të larguar nga jeta, por kjo si rregull duhet të ndodhë shumë rrallë.
12. Për çdo shëndet argumento, pse? Trego vlerat, respektin, arritjet, meritat, ndjesitë e tua për personin/at që ngrite shëndetin/et dhe mund të tregosh ndonjë detaj të veçantë, por jo të tepruar.
13. Pije gotën për shëndetin që ngrite. Nuk është e detyruar sasia e pijes. Sekretari që ke zgjedhur fton të gjithë të pranishmit të pinë shëndetet, gjithnjë sipas dëshirës. Çdo shëndet pihet prej të gjithë të pranishmëve (dollia moderne).
14. Prisni dhe bëni një pauzë të shkurtër nga një shëndet te tjetri. Mos e ngutni dollinë. Ftojini të pranishmit të hanë diçka, ta shoqërojnë rakinë me meze. Në rastet kur jeni shumë persona në tavolinë, për shembull mbi 10-12 persona, sekretari/pritësi i dollisë, që ndjek me vëmendje gjithë tryezën, i raporton dollibashit të tij që shëndetin e pinë të gjithë, gjithçka është në rregull dhe gostia ecën normalisht. Vazhdo me shëndetin e dytë dhe kështu me radhë.
15. Kur dollibashi i parë, mbaron apo ngre shëndetin e fundit, duhet ta cilësojë këtë fakt: Gëzuar me këtë shëndet të fundit! Mbasi pihet gota e shëndetit të fundit, 30-40 sekonda apo deri dy minuta më vonë, pihet mirësia e dollisë. Si rregull mirësinë e ngre sekretari, por mund ta ngrejë kushdo. Kur pini mirësinë e dollisë vini në dukje dy gjëra: a ju pëlqeu dollia dhe theksoni se, ju e pini mirësinë e dollisë për nderin dhe respektin e dollibashit. Po qe se nuk ngrihet mirësia nuk është mbyllur cikli i dollisë së parë.
16. Mbasi mbyllet dollia e parë diskutoni, debatoni lirshëm, këndoni, vallëzoni, tregoni barsaleta, anekdota, histori, qeshni, bëni lojëra…
17. Mbas një pauze 10-15 minuta, ndoshta edhe pak më shumë, e ka radhën i ftuari juaj, miku juaj, të ngrejë dollinë e dytë. Thuhet muhabetin e bën miku dhe se gjithçka është për të nderuar dhe respektuar mikun. Ai duhet të ngrejë më shumë shëndete, 5-7 për shembull. Gjithsesi numri varet nga rrethanat, mund të jetë edhe më i vogël.
18. Miku ndjek të njëjtin ritual: zgjedh një sekretar. Mund ta fillojë kështu: I gëzuar Astrit! Të kam gjetur ty të ngremë bashkë një dolli me disa shëndete. Unë të ftoj ty të pimë një shëndet për Bashkimin. I ftoj gjithë të pranishmit t’i pimë gotat bashkërisht dhe njëkohësisht të gjithë.
19. Bëni kujdes: nëse në tryezë mendoni dhe çmoni se ka edhe persona të tjerë që keni dëshirë të ngrenë dolli mendoni që edhe ai të marrë kohën e vet. Miku, vërtetë ngre dolli me më shumë shëndete, por ai nuk duhet ta ekzagjerojë me numrin e shëndeteve në dollinë e tij.
20. Edhe miku përmend shëndetin e fundit. Pritësi i dollisë së mikut kur konstaton se shëndeti i fundit u pi nga të gjithë ngre mirësinë për dollinë e mikut.
21. Përsëri një hapësirë me 5-10 minuta për këngë, valle, aheng, diskutime, humor, debate, këmbime mendimesh. Në këtë hapësirë mund të diskutohet edhe për faktin se kë do pritësi, që të ngrejë dollinë e tretë. Nëse vetë personi që i takon heziton, organizatori e fton duke i thënë: bromp Vasil
22. Dollibashi i tretë gjen sekretarin e vet dhe bashkërisht ngrenë disa shëndete. Rituali është i njëjtë.
23. Si mbyllet muhabeti? Kërkesën për ta mbyllur e bën miku, jo pritësi. Ai thotë: faleminderit për ftesën, u kënaqëm, kaluam shumë bukur, nuk do ta harrojmë kurrë këtë pritje… shpreh mendimin e tij dhe klimën. Përmend faktin që kishin fiksuar një orar.
24. Shënim i rëndësishëm: Në tryezën tuaj mund të vendosni të mbyllen dollitë, pra askush nuk do të pijë, por ndërkohë ju mund të vazhdoni të qëndroni ende të ulur mes miqsh duke biseduar apo shijuar ushqime e muzikë apo ëmbëlsira e kafe.
25. Meqë u ra dakord që sofra/tavolina të mbyllet, miku fton të pranishmit të bëjnë urimin dhe falënderimin e fundit. Secili i pranishëm shprehet me radhë: faleminderit, u kënaqëm vërtetë, darkë e veçantë….kthen gotën dhe e vendos mbi tavolinë. Ajo nuk mbushet më.
26. I fundit e kthen gotën kryemiku: shpreh edhe një herë kënaqësinë që ka miqësi/shoqëri të mirë… dhe deklaron tryezën dhe pijen të mbyllur. Nëse është përgatitur diçka e veçantë në kuzhinë, kryesisht gjellë me lugë, byrek, ëmbëlsira, gliko etj. apo shërbehet kafe, tani është koha e tyre.
Dollia meriton të ketë kujdes dhe vëmendje të institucionalizuar. Është nga ato vlera të traditës që e lartësojnë një komb dhe që përbëjnë pa asnjë mëdyshje kode dhe informacione shpirtërore me të cilat zbulon dhe kupton më mirë jetën dhe shoqërinë dje dhe sot. Ajo është pjesë e etnokulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Duke e njohur në detaje dollinë kam bindjen se kemi të bëjmë me vlera që nuk i përkasin një komuniteti apo vendi të kufizuar, edhe pse janë krijuar nga vende, zona apo rajone që nuk janë promovuar dhe njohur gjerësisht në hapësirat botërore. Pikërisht për këto veçori që përçon, dollia meriton të shpallet pasuri e trashëgimisë botërore nën kujdesin e UNESCO-s.
Faqe | 222 |
ISBN | 9789928086358 |
Redaktori | Anila Bisha, Naim Zoto |
Viti i Botimit | 2023 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Eksperti i kontabilitetit dhe finances Sherif Bundo vjen me nje profil te ri ne pasionet e tij, - ne artin e rrefimit te tregimit, - duke u fiksuar pas ngjarjeve nga jeta reale ku fale aftesive depertuese sjell leksione jete ne nje realitet si ky i yni
Në këtë libër ngërthehet me mjeshtëri trilli letrar me kronikën e një ngjarjeje të jetuar, duke u përftuar kështu një roman që pasqyron me realizëm një periudhë të parë të tranzicionit shqiptar, por në mjedisin universitar, rrallëherë i trajtuar nga autorët tanë. I gjerë, i thellë, me një konflikt absurd në vetvete, por aspak i tillë për logjikën e atyre...
Shkruar dhe përkthyer në katër gjuhë, Manuali për Dollinë i Profesor doktor Sherif Bundos, është dhurata më e bukur për miqtë dhe të dashurit tuaj. E gjeni në të gjitha libraritë e vëndit si dhe mund ta blini online. Lexojeni dhe përdoreni Dollinë që ti bëni akoma më të bukura dhe më emocionale festat tuaja!