Cmim i reduktuar! Nje pyetje e veshtire Shiko më të madhe

Nje pyetje e veshtire

Sherif Bundo A-009092

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Eksperti i kontabilitetit dhe finances Sherif Bundo vjen me nje profil te ri ne pasionet e tij, - ne artin e rrefimit te tregimit, - duke u fiksuar pas ngjarjeve nga jeta reale ku fale aftesive depertuese sjell leksione jete ne nje realitet si ky i yni

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

AlbPaper
ISBN9789928052797

912 Lekë

-24%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Pavarësisht modestisë së tij për të mos e konsideruar veten si të tillë, nga çfarë përmbajnë të 410 faqet e këtij libri dhe nga çfarë u tha prej folësve, libri në fjalë pershkohet nga përjetime apo qëmtime personale të tij ndër vite, të trajtuara artistikisht. Ato bartin në vetvete njeriun e virtytshëm, të butë, mirëdashës, mirëbërës, tolerant e mirëkuptues, që e merr jetën si t`i vijë, por nuk bie në mburrje e as në fatalitet, që motivohet nga optimizmi dhe energjitë pozitive dhe më mbas për të shkuar qartësisht nga e ardhmja. “Heronj” të librit janë njerëz të thjeshtë, larg “trimërimit”, karshillëkut, arbitraritetit, etj., janë pajtimtarët, paqësorët, ujdibërësit fisnikë.

Gjen aty ngjarje, episode, rrethana, personazhe që cilido lexues mund të gjejë vetveten, ose të sadopak të ngjashmin. Gjen gjithashtu elementë të traditës dhe të zakoneve të mira shqiptare, sidomos të trevave jugore, të cilat lidhen me vendlindjen ose treva të afërta me të siç janë Skrapari me Përmetin e Dëshnicën, së cilës i përket autori, apo që e ka lidhur me to puna dje ose sot. Një akumulim shumëvjeçar që sikurse pohoi ai, e kishin vënë mes dilemës: “të ulem t’i sistemoj, të qetësoj veten e t’inxjerr në dritë edhe për të tjerët, apo t’i lë sirtarëve e në kompjuter dhe të quheshin pavlerë…”

 

 

Të dhëna

Faqe410
ISBN9789928052797
RedaktoriDiana Çuli
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë