Shqiperia: Mision dhe arrest Shiko më të madhe

Shqiperia: Mision dhe arrest

Vincenzo Muricchio A-004824

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një rrëfim i sinqertë ushtaraku italian (apo më mirë italo-shqiptar), gjenerali Vincenco Murikio, hedh dritë mbi disa momente të veçanta të historisë së Shqipërisë; një rrëfim që në thjeshtësinë dhe çiltërsinë tipike të ushtarakut, ngjan se i ka shpëtuar cenzurës që shpesh i nënshtrohet historiografia e angazhuar.

Më shumë detaje

899 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Reklama
ISBN9789928450654

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Autori nuk merr përsipër të bëjë përsiatje dhe analiza teorike të ngjarjeve, as shtjellime të përgjithshme historiografike për kohën që trajton, por shpreh mbresat e përjetuara përmes faktesh dhe detajesh, me elementë kronike, me episode kapilare, prej të cilave më pas mund të nxirren deduksione të vlefshme për kuptueshmërinë dhe gjykimin mbi ngjarjet dhe kontekstin kohor në të cilin vendosen, mbi shkaqet reale dhe qëllimet që lëvizin mbas zhvillimeve në terren.

Në pasurim e ilustrim të këtyre kujtimeve, botimit i janë bashkangjitur fotografi të kohës, disa edhe prej koleksionit privat të M. San Xhuliano, në shërbim të të cilit kreu misionin e tij në Shqipëri vetë gjenerali i këtyre kujtimeve mbi Shqipërinë e viteve 1913-15.

Në suplement të këtij libri, vjen kapitulli “Shqipëria” i shkëputur nga një përmbledhje analizash të politikës së jashtme italiane.

Për të kuptuar politikën italiane kundrejt Shqipërisë në vitet ’20-30 mjafton të merret në vlerësim vepra “Çështje dite” e politikanit dhe diplomatit me përvojë Tomaso Titoni, i cili në çështjet korrente të politikës së jashtme italiane, krahas të tjerave (si ato të Libisë, Abisinisë, Tunizisë, Besarabisë), vendos në spikamë të posaçme raportet e Italisë në gadishullin ballkanik me Shqipërinë, të para këto edhe në raportet me Jugosllavinë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe144
ISBN9789928450654
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë