Fitorja e hidhur Shiko më të madhe

Fitorja e hidhur

Reginald Hibert BOT0127

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Kush është përgjegjës për vendosjen e komunizmit në Shqipëri? Si erdhi në pushtet Enver Hoxha? Kush luftoi në Shqipëri dhe kush bashkëpunoi me fashistët e nazistët? Cili është roli i Kosovës në fatet e luftës dhe të politikës shqiptare?

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928001023

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një rivlerësim i gjithë botimeve të mëparshme. Libër që do të hyjë në fondin e qëndrueshëm të burimeve të historiografisë shqiptare. Faqe që lexohen me pasion nga studiuesit, po edhe me kureshtje të pangopur nga çdo lexues, që gjen aty emra të njohur, familje e fshatra të vendlindjes. "Për punët e kësaj bote, Shqipëria do të mbetej universiteti im", shprehet autori. Fragment nga libri ...Në këtë pikë të luftës, kur dita e fitores së plotë ishte akoma disa muaj larg dhe kur komandantët aleatë kërkonin një sulm të përgjithshëm mbi gjermanët kudo ku mund të goditeshin, partizanët në Shqipëri ndërmorën atë veprim që kërkohej. Duke bërë këtë, ata e konsoliduan dorën e tyre mbi vendin dhe i goditën ashpër të gjithë ata që u zinin rrugën. Por akuza se ata kanë luftuar kundër gjermanëve "ndonjëherë më të rrallë", nuk qëndron. "Nacionalistët" i humbën shanset e tyre plotësisht, sepse nuk ngritën as gishtin kundër gjermanëve, madje as në çastin e fundit, duke i ruajtur forcat vetëm e vetëm për veprime kundër partizanëve. Ky ishte një gjykim i gabuar, i trishtueshëm dhe vdekjeprurës nga ana e tyre, që mund të shpjegohet vetëm me shkallën e lartë të verbimit dhe të hipnotizimit të tyre nga aspiratat kombëtare kundër fqinjëve sllavë, dhe me paaftësinë e tyre për të kuptuar se ato aspirata ishin shumë të panjohura për botën e jashtme dhe me siguri nuk shiheshin me simpati ose me mirëkuptim. Enver Hoxha dhe kolegët e tij kishin gjithashtu një damar të fortë nacionalist por ata, ose të paktën Hoxha, asnjëherë nuk e kishin vënë në dyshim se u duhej të luftonin me armë në dorë për çdo gjë që kërkonin. Dhe ata, ose ai, ishin të përgatitur për të qenë po aq intransigjentë me gjermanët, sa edhe më pas me këdo tjetër, siç e ka treguar historia e Shqipërisë në këta dyzet vjet të kaluar. Kjo u solli atyre fitoren dhe e ktheu Shqipërinë në një shtet komunist...

Të dhëna

Faqe446
ISBN9789928001023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiXhevat Lloshi