Planet e Hitlerit per Ballkanin Shiko më të madhe

Planet e Hitlerit per Ballkanin

Joakim Ribentrop BAT0033

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Njeriu i Hitlerit i kryqëzuar përpara togave të zeza të Nurembergut, risjellë historinë e luftës me mënyrën si e ka përjetuar, pa fshehur përgjegjësitë dhe perceptimin e vet mbi zhvillimet dramatike dhe tragjeditë e tmerrshme të epokës hitleriane.

Më shumë detaje

497 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928401571

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbi librin dhe autorin Njeriu i Hitlerit i kryqëzuar përpara togave të zeza të Nurembergut, risjellë historinë e luftës me mënyrën si e ka përjetuar, pa fshehur përgjegjësitë dhe perceptimin e vet mbi zhvillimet dramatike dhe tragjeditë e tmerrshme të epokës hitleriane. Ai u bë pjesë e këtij procesi regresiv qysh në fillesat e tij dhe mbeti rob i mentaliteteve ekstremiste nacionaliste, duke përcjellë të gjitha zhvillimet agresive të Gjermanisë naziste në periudhën 1933-1945. Nga ky moment e deri në fitoren e aleatëve të koalicionit antifashist, Ribentropi mbajti poste të larta shtetërore si sekretar shteti, ambasador dhe ministër i Jashtëm. Kujtimet e tij janë një retrospektivë e pasur e ngjarjeve më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botrore. Në to shfaqen nga një këndvështrim i veçantë personalitetet më me zë të kohës, si Hitleri, Gëbelsi, Himleri, Geringu, Bormani (Gjemani), Çërçilli, Çamberleni dhe Ideni (Angli), Daladie e Bartu (Francë), Stalini e Molotovi (Bashkimi Sovjetik), Shushingu (Austria)etj. Te "Planet e Hitlerit për Ballkanin", Ribentropi vetzbulohet si arkitekt dhe zbatues i ndërgjegjshëm i diplomacisë agresive fashiste, për të cilat u ndëshkua me dënimin kapital në procesin e Nurembergut, si armik i njerëzimit, i lirisë dhe i pavarësisë së popujve. Ky ishte fundi logjik i njeriut që ndonëse me kulturë të admirueshme, trashëgues i përkryer i etikës qytetare, njohës i thellë i funksionimit të administratës shtetërore, zotërues i mjaft gjuhëve të huaja, mjeshtër i sekreteve të diplomacisë, por që nuk i kuptoi asnjëherë vlerat e lirisë dhe gjithë energjitë i vuri në shërbim të totalitarizmit. Gjithsesi, kujtimet e Ribentropit hedhin dritë në aspekte të ndryshme të rrjedhës historike të gjysmës së parë të shekullit XX dhe veçanërisht të rrethanave si u përgatit dhe shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, e cila i kushtoi aq shumë njerëzimit. Natyrisht që Ribentropi jep botën e tij, mbron idetë dhe veprimet naziste, përligj agresionin, pavarësisht pretendimeve se nuk kishte dijeni për shumë masa të shtetit fashist, apo se në disa raste kishte paraqitur edhe dorëheqjen. Sidoqoftë, ai u fut në histori si kalorës i luftës, i agresionit dhe totalitarizmit, si armik i lirisë dhe demokracisë... Kush ishte Joachim von Ribbentrop Joachim von Ribbentrop u lind më 30 prill 1893 dhe vdiq më 16 tetor 1946 i dënuar me varje nga Gjyqi i Nurembergut me akuzën për krime kundër paqes, planifikimin e luftës, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë veprimtarisë si ministër i Jashtëm i Gjermanisë në kohën e nazizmit, nga viti 1938 deri në vitin 1945. Djalë i një oficeri karriere, Ribentropi, një folës i mirë i anglishtes dhe frëngjishtes, pas disa viteve punë në Kanada dhe në Shtete e Bashkuara të Amerikës, me fillimin e Luftës së Parë Botërore, u kthye në Gjermani dhe u fut në ushtri. Në vitin 1918 e emërojnë oficer stafi në Stamboll, ku njihet me Franz von Papen, i cili e bindi Perandorin Hindenburg ta pranonte Hitlerin si Kancelar të një qeverie të padominuar nga Partia Naziste. Ribentropi u bë këshilltari më i pëlqyer i Hitlerit për politikën e jashtme, sepse ndërsa diplomatët profesionistë ia tregonin të vërtetën se çfarë ndodhte jashtë Gjermanisë naziste, Ribentropi i tregonte ato që kishte qejf Hitleri të dëgjonte. Më 1936 u emërua ambasador i Gjermanisë në Londër. Në fillim të vitit 1938 zëvendëson baronin Konstantin von Neurath në postin e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, në një kohë kur politika e jashtme e Gjermanisë po radikalizohej. Ribentropi ka luajtur një rol kyç në nënshkrimin e traktatit sovjeto-gjermane të mossulmimit, apo të ashtuquajturin pakti Molotov-Ribentrop i viti 1939, si dhe në aksionet diplomatike para se të sulmohej Polonia.

Të dhëna

Faqe322
ISBN9789928401571
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEqerem Gaxholli