Libër i ri
Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Zenit | |
| ISBN | 9789995678760 | |
Libri i të Vdekurve, që konsiderohej fort i vjetër qysh në kohën e mbretërimit të Semtit, mbret i Dinastisë së Parë, u kopjua, u rikopjua dhe u shtua nga breznia në brezni përgjatë një periudhe prej afër 5000 vjetësh.
Egjiptiani i përshpirtshëm, qoftë ky mbret a bujk, mbretëreshë a shërbëtore, jetonte me mësimet e Librit të të Vdekurve ndër sy; ai kallej në varr në pajtim me udhëzimet e tij dhe mbështeste shpresën për jetë a lumturi të amshuar në efektshmërinë e himneve dhe lutjeve të tij, si dhe në fjalët e fuqisë.
Kapitujt e librit ai nuk i konsideronte si një lëndë për ushtrime gramatikore, por si udhërrëfyes të tërëfuqishëm përgjatë rrugës, e cila, pasi kalonte mespërmes vdekjes dhe varrit, e shpinte atë në mbretërinë e dritës dhe të jetës dhe në praninë e qenies hyjnore, Ozirisit, atij që ngadhënjeu mbi vdekjen, atij që bëri të mundur "rilindjen" e burrave dhe të grave.
Pjesë nga libri:
Himn për Ranë kur lind
Himn për Ozirisin Un – Nefer
Peshimi i zemrës së të vdekurit
Përshkrimi i Bishës Anemet Shabtit
Himn për Ranë kur lind
Ozirisit i kthehet zemra
Ozirisit i kthehet goja
Sprapsja e krokodilëve
Thithja e ajrit
Të lindurit ditën në nëntokë
Kapja e erërave
Shndërrimi në Fajkua të Artë
Shndërrimi në krokodil
Njohja e shpirtrave të Lindjes
Fushat e Elizit
Fjalë drejtuar Ozirisit
Qerthulli i Flakës së Ndritshme
Libri i Utçatit të Plotë
Hyrja në shtëpi
Një tokëz hematiti
Hyrja në qiell
Që ngrohtësia të jetë ndën kokën e të ndjerit
Toti spraps armiqtë e Ozirisit
| Faqe | 80 |
| ISBN | 9789995678760 |
| Titulli origjinal | Zenit Editions |
| Viti i Botimit | 2011 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Azem Qazimi |