I ri Suli dhe suljotët Shiko më të madhe

Suli dhe suljotet

Vaso Dh. Psimuli TO0255

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Historia e Sulit është njëkohësisht emblemë, mit dhe realitet: Fati dhe jeta e tij është e lidhur pazgjidhshmërisht me zhvilliet që ndodhen në gadishull dhe me rrjedhat e ideologjisë greke pas krijimit të shtetit të tyre. Përmes këtij libri vjen një vështrim i ri emblematik për Sulin dhe suljotët

Më shumë detaje

99 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928205728

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri i Vaso Psimulit, shembullor nga pikëpamja shkencore, hedh dritë, kryesisht, mbi realitetin. Nga epoka e trazuar e shekullit XIV, një epokë kjo e despotateve dhe e aristokratëve vendorë, e depërtimeve apo zhvendosjeve shqiptare dhe atyre serbe e deri te bashkësitë e veçanta malësore të shtetit otoman.

Nga sistemi i organizimit të brendshëm të bashkësive malësore, sistem ky i hakmarrjeve të tejzgjatura dhe marrjes në mbrojtje të të paarmatosurve nga të armatosurit e deri te marrëdhëniet e vështira që lidhin këto bashkësi me të tjera institucione të Perandorisë Otomane, por edhe me vetë administratën otomane. Ndonjëherë edhe me fuqi të huaja, siç ishin Venediku, Franca, Rusia.

Vëzhgimi i këtyre marrëdhënieve nxjerr, tekefundit, në pah edhe një imazh krejtësisht të ndryshëm për funksionimin e shtetit otoman dhe për bashkësitë e ndryshme kulturore të tij.

Aleancat që përtëriheshin vazhdimisht, përmbysjet e raporteve të forcave të brendshme - komunitete, armatollëqe, pashallëqe, jeniçerë, administratë qendrore - konfliktet e tyre të thella dhe shpesh të pakapërcyeshme shpalosen dhe kundrohen në gjithë dinamizmin dhe larminë e tyre.

Vetë historia klasike e përplasjes mes Ali Pashës dhe suljotëve, që përfundoi me shpërbërjen e kësaj bashkësie malësore, shtjellohet këtu me gjithë hollësitë e saj; në gjithë anët e saj të errëta dhe të dyshimta; ndriçohet prej vetë arsyes së saj të brendshme, brenda kuadrit dhe kodeve të saj, në mënyrë që të shihet si pjesë e një historie të vërtetë dhe jo si një sajesë e mëvonshme për të tjera nevoja dhe qëllime. Historia e suljotëve përfton një tjetër përmasë emocionale kur, pas disfatës, do të shpërndahen si refugjatë nëpër Ishujt Jonianë, fillimisht, dhe nëpër Greqinë e kryengritjes kombëtare pak më vonë.

Në këtë mënyrë, ata do të integrohen, pas një vargani peripecish të reja, në tërësinë dhe në ideologjinë e shtetit grek, ku do të njohin një vlerësim të ri dhe emblematik.

Të dhëna

Faqe537
ISBN9789928205728
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRomeo Çollaku