Shqiperia ne tranzicion, Rruga e veshtire drejt demokracise 1990 - 2010 Shiko më të madhe

Shqiperia ne tranzicion, Rruga e veshtire drejt demokracise 1990 - 2010

Elez Biberaj BTI0073

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ky libër është rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Ai nuk është i rëndësishëm vetëm për atë që shkruan, por edhe për atë që nuk kanë shkruar autorët e tjerë në këtë fushë. Në këtë libër Elez Biberaj ka dhënë mirë atmosferën e kulturës politike shqiptare midis partive. Por vlera më e madhe e librit qëndron në përpjekjet sistematike të autorit për të zgjidhur lëmshin e ngatërruar të lidhjeve midis politikës së brendshme dhe asaj të jashtme.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789928406200

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Dr. Teuta Dobi, thotë se universiteteve shqiptare u mungojnë studimet politike të thelluar shkencërisht dhe të paanshme politikisht, siç është ky libër. "Ne e ndjejmë ende mungesën e studimeve të paanshme dhe që i shikojnë gjërat mbi interesat e palëve. Kjo gjë mungon në akademi, media, politikë dhe në shoqërinë shqiptare përgjithësisht. Ky libër është një mundësi më shumë për t'i parë dukuritë e tranzicionit shqiptar mbi palët, mbi interesat e vogla dhe të ngushta të implikuar politikisht, mbi akademizmin e shtirur dhe esencialist të trashëguar nga komunizmi, por me një këndvështrim liberal dhe analizim profesional të ngjarjeve, siç ka punuar dr. Elez Biberaj". Profesori i njohur shqiptaro-amerikan Nikolla Pano ka thënë se libri i dr. Biberaj zë një vend me rëndësi në studimet ndërkombëtare mbi çështjet shqiptare dhe rajonale. "Ky libër përmban një analizë shumë të thellë. Na ka dhënë një portret të vërtetë të Shqipërisë se si kanë rrjedhur ngjarjet vërtet nga 1990 deri në 2010". Autori i librit, Elez Biberaj thotë se e shkroi librin fillimisht për të plotësuar boshllëkun e madh të informacionit që ekzistonte në SHBA për Shqipërinë. Synimi kryesor ishte që libri të lexohet nga publiku amerikan dhe ligjvënësit e tij. Shqipëria ka shumë sfida përpara, shqiptarët kurrë nuk kanë qenë në pozita më të mira se sot, dhe se ata janë ndër faktorët më të rëndësishëm në Ballkan."Ajo që më shqetëson është ndjesia se ritmi i përgjithshëm i demokratizimit duket se është ngadalësuar. Demokracia, vlerat demokratike, sipas mendimit tim, ende nuk kanë hedhur rrënjë të thella në radhët e elitave politike partiake, institucioneve, por as tek radhët e popullsisë në përgjithësi. Mendoj se ka nevojë për një hapësirë më të madhe demokratike në të gjitha fushat" - tha ai.

Të dhëna

ISBN9789928406200
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
PërkthyesiZef Simoni&Jorgji Qirjako