Tokat e çliruara shqipëtare: Çamëria Shiko më të madhe

Tokat e çliruara shqipëtare: Çamëria

Donato Martuci NSA0068

Libër i ri

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

DIta Books

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Shekulli i njëzet ishte fatal për kombin shqiptar, sepse me themelimin e shtetit të vogël shqiptar (1912), nga trungu i tij iu ndanë shumica e trojeve dhe e popullit: Kosova, Çamëria e vise tjera nën pushtimin e Serbisë, Greqisë e Malit Zi. Shqiptarët kurrë nuk u pajtuan me këto pushtime, veçse në kushte e rrethana të ndryshme luftuan në mënyra, me metoda e mjete të ndryshme për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Aspiratat dhe lufta e pandërprerë për çlirimin dhe bashkimin kombëtar nuk dhanë rezultatin e dëshiruar, për shkak se shqiptarët nuk kishin një fuqi botërore për t’i përkrahur e ndihmuar në realizimin e qëllimit.

 Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë (1912), e sidomos Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913/14), pastaj Konferencat e Paqes në Paris (1919/20 e 1946) nuk i morën parasysh aspiratat dhe të drejtën tonë kombëtare, pasiqë shumica e trojeve dhe e popullsisë shqiptare mbetën jashtë kufijve të shtetit të shpallur, të ndarë në disa shtete të Ballkanit, armike të përbetuara të popullit shqiptar. Mbijetesa e shqiptarëve të ndarë në disa shtete, është një histori e dhembshme, përplot krime e gjenocid. Në çdo ndryshim të rrethanave historike ndërkombëtare (Lufta e I dhe II Botërore), shqiptarët u orvatën të arrijnë çlirimin e bashkimin kombëtar, por diplomacia ndërkombëtare i tradhtoi interesat dhe të drejtën legjitime të shqiptarëve për të jetuar të lirë e të bashkuar në një shtet.

Bashkimi i Kosovës dhe Çamërisë nën pushtimin fashist, ishte një iluzion Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste (7 prill 1939), dhe bashkimi i Kosovës e Çamërisë me shtetin amë (të pushtuar!), ishte një storie e shkurtër historike e iluzionit për arritjen e qëllimit madhor të bashkimit kombëtar. Në të vërtetë, Shqipëria ishte viktima e parë e fashizmit italian në Evropë, dhe fuqitë e mëdha nuk e lëvizën bishtin për mbrojtjen e Shqipërisë, ndonëse Italia kishte shkelur parimet e Konferencës së Paqes e të Lidhjes së Kombeve. Shqipëria u pushtua pa ndonjë rezistencë të madhe, me përjashtim që Abaz Kupi me xhandarmeri dhe Mujo Ulqinaku me ushtrinë e marinës, i bllokuan për një kohë dy divizione italiane në Durrës, derisa mbreti Zog iku në Greqi.

Të dhëna

Faqe239
Viti i Botimit2013
GjuhaShqip
StatusiI ri