Në këtë set janë të përfshira të pesë...
Aria nuk ka prindër, ka vetëm një vëlla dhe zemrën e saj të madhe plot me dashuri.Për të nuk ka rëndësi nëse jeton në shtëpinë e fëmijës apo jo, mjaft që pranë të ketë Rainin, në mungesë të të cilit nuk merr dot as frymë.
Aria, si shumë fëmijë të tjerë, e do pafund detin, por nuk e ka parë kurrë. Teksa sodit detin e pikturuar në murin e dhomës së saj, ajo pret me padurim ardhjen e Bikës, vullnetares në shtëpinë e kujdesit, e cila i ka premtuar t’ia bëjë realitet ëndrrën: “Pushime në det me Bikën dhe familjen e saj”.
A keni parë e dëgjuar ndonjëherë që një mace, një derrkuckë, një kalë, një papagall, një qenush, një hamster dhe një lepurush të jenë shokë për kokë?
Ky tekst vjen në ndihmë të gjithë maturantëve që synojnë një përgatitje sa më të plotë dhe cilësore për provimet e Maturës Shtetërore në lëndën e Biologjisë. Ai është hartuar për t’i orientuar nxënësit drejt kuptimit të qartë të koncepteve kryesore biologjike, forcimit të njohurive dhe zhvillimit të aftësive praktike për zgjidhjen e ushtrimeve dhe testeve...
“Bota e padukshme e adoleshencës” është një libër për çdo adoleshent që është ndier ndonjëherë i padukshëm apo ipakuptuar…Si dhe për çdo prind që ka dashur ta kuptojë, por nuk ka ditur sesi.
Në këtë novelë fantastiko-shkencore bashkohen emocionet, imagjinata, shkenca dhe ndjenjat njerëzore. Fantazia ushqehet nga shkenca dhe gjallërohet nga ndjenjat e çiltra. Një ndërthurje e rrallë që u mëson lexuesve të vegjël të ëndërrojnë me mendje dhe të mendojnë me zemër.
Është Vigjilja e Krishtlindjes dhe Fleçeri është i shqetësuar: Po sikur Babagjyshi i Krishtlindjes të mos e gjejë dot strofkën e re të lepurushëve për t’u çuar dhuratat? Për fat të mirë, Fleçerit i lind një ide...
Pylli është gjallëruar nga tingujt e hareshëm të verës. Por Lepurushja është e trishtuar: ajo nuk mund të këndojë, as të cicërojë, madje as të bëjë kuak-kuak! Ndaj, Fleçerit i lind një ide...
Kur Fleçeri rrokulliset përgjatë kodrinës dhe bie në pemishten plot diell, nuk u beson dot syve – tokën e ka mbuluar bora! Ndaj, ai nxiton të lajmërojë shokët se pranvera ende s’ka ardhur. Por a mund të ketë shpjegim tjetër ajo bardhësi e mrekullueshme që ka pushtuar vendin?
“Këpucët prej rëre” është një pjesë teatrale për fëmijë, shkruar nga Suzanne Lebeau. Eliza dhe Leoja, motër e vëlla, janë strukur në strehën e tyre të vogël, sepse kanë frikë nga bota jashtë, e cila është e madhe dhe e panjohur dhe u ngjall më shumë frikë sesa kureshtje. Por gjithçka ndryshon kur një palë këpucë të mërzitura, që nuk rrinë dot mbyllur,...
Kozeta është vajza e pafajshme e Fantinës, një nëne të varfër që sakrifikon gjithçka për të. Një pjesë të fëmijërisë, Kozeta e kalon në familjen Tenardje, të cilët e shfrytëzojnë dhe e detyrojnë të punojë për ta. Pas vdekjes së nënës, vajzën e vogël e shpëton Zhan Valzhani, që vjen ta marrë dhe ta çojë në Paris
E kishte vendosur. Do të bënte diçka për të fituar para. Në fillim, do të blinte syzet e gjyshit. Pastaj, me çfarë t’i mbeteshin, një libër... një të vogël, të hollë, me përralla. Më vonë, një tjetër, më të madh. Dhe më pas një tjetër. Një botë e tërë përrallash që rritej dalëngadalë; donte të ngrinte një bibliotekë vetëm për vete.
BESTSELLER I SUNDAY TIMESTë përhumbur në fllotat e mjegullës, dy miq të mirë bien të flenë nën yjet vezulluese. Kur zgjohen, ka ardhur pranvera dhe ndërsa ulen e soditin lindjen e ngrohtë të diellit, u bie ndër mend se një tjetër aventurë e mrekullueshme po i pret...
Ky libër sjell të ritreguara disa nga përrallat më të bukura shqiptare, plot magji, mençuri dhe aventura. Me gjuhë të thjeshtë e të ngrohtë, Gaqo Bushaka i afron fëmijët me botën e pasur të folklorit shqiptar, duke ruajtur vlerat dhe traditat tona.
Lasgush Poradeci është një nga figurat më të rëndësishme të poezisë shqiptare, i njohur për stilin e tij të ndjeshëm, muzikor dhe thellësisht lirik. Në këtë vëllim janë përmbledhur disa nga krijimet e tij më përfaqësuese poetike, ku dashuria, natyra dhe përjetimet shpirtërore trajtohen me një gjuhë të pasur dhe simbolike.
Broni është një djalë 8-vjeçar që jeton në një qytet të së ardhmes. Atje, gjithë jeta rrjedh vetëm përmes sistemeve teknologjike, madje edhe ushqimet nuk janë më natyrore. Mirëpo, një natë sistemi pëson një defekt, për shkak të të cilit shuhet Kujtesa e fjalëve. Nëpër kompjutera zhduken përrallat, historitë, fjalorët, ndërkaq çdo burim i fjalëve është...
Testet për klasën e pestë të Ciklit Fillor janë hartuar në përputhje të plotë me kurrikulën e re dhe janë përshtatur me tekstet bashkëkohore mësimore. Ato përbëjnë një fazë të rëndësishme të vazhdimësisë së vlerësimit, duke ndihmuar në konsolidimin e njohurive dhe në përgatitjen e nxënësve për nivelet më të larta të shkollimit.
“Testet e mia javore 1” për klasën e parë të ciklit fillor janë hartuar në përputhje me kurrikulën e re dhe tekstet bashkëkohore mësimore. Ato sjellin një qasje të re, me qëllim zhvillimin e aftësive të nxënësve për të zbatuar njohuritë e marra në situata konkrete të të nxënit.
Testet për klasën e dytë të Ciklit Fillor janë hartuar në përputhje të plotë me kurrikulën e re dhe janë të përshtatura me tekstet bashkëkohore mësimore. Ato përbëjnë një vazhdimësi natyrale të testeve të klasës së parë, duke ruajtur filozofinë e mësimdhënies progresive dhe të ndërtimit të njohurive hap pas hapi.
Testet për klasën e tretë të Ciklit Fillor janë hartuar në përputhje të plotë me kurrikulën e re dhe janë të përshtatura me tekstet bashkëkohore mësimore. Ato përbëjnë një vazhdim të natyrshëm të testeve të klasës së dytë, duke ruajtur një qasje progresive në ndërtimin dhe thellimin e njohurive.
Testet për klasën e katërt të Ciklit Fillor janë hartuar në përputhje të plotë me kurrikulën e re dhe janë përshtatur me tekstet bashkëkohore mësimore, duke garantuar një proces vlerësimi modern, të qartë dhe gjithëpërfshirës. Ato përbëjnë një vijim të natyrshëm të testeve të klasave më të ulëta, duke ndihmuar në konsolidimin dhe zgjerimin e njohurive të...