Në udhën e shqiptarizmës Shiko më të madhe

Ne udhen e shqiptarizmes

Vangjel Koca PL0011

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Po! E drejta e mendjes është një detyrë e çdo njeriu të lirë. Ose më mirë: ka të drejtë të mendjes ai njeri që ndjen edhe një detyrë që i përgjigjet kësaj të drejte. Brenda në shoqëri s'mund të kuptohet e drejta pa detyrë. Në një tërësi shoqërore harmonike s'ka të drejtë që të mos kundërpeshohet me një detyrë.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789995657376

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjesë nga libri: Po! E drejta e mendjes është një detyrë e çdo njeriu të lirë. Ose më mirë: ka të drejtë të mendjes ai njeri që ndjen edhe një detyrë që i përgjigjet kësaj të drejte. Brenda në shoqëri s'mund të kuptohet e drejta pa detyrë. Në një tërësi shoqërore harmonike s'ka të drejtë që të mos kundërpeshohet me një detyrë.Çdo pjesëtar i shoqërisë ka të drejtë të mendjes. Kjo do të thotë: çdo njeri është i lirë të ketë një mendje, duke e blerë këtë të drejtë me ndjenjën e përgjegjësisë së kësaj mendjeje. Kur mungon kjo ndjenjë, e drejta bie poshtë, siç bie edhe disku i peshores kur s'ka një peshë analoge në diskun tjetër. Për "Idenë e Madhe" mund të kenë mbetur akoma tokat shqiptare të Jugut...Por shpejt Greqia do të kuptojë njëherë e mirë se dhe këto toka, bashkë me disa të tjera që ajo ka akoma padrejtësisht në dorë të saj, janë mall i pakontestueshëm dhe i paparashkrueshëm i banorëve më të vjetër e më trima të Gadishullit Ballkanik, me gjakun e të cilëve është formuar akoma edhe shteti i sotëm grek.Përpjekjet shqiptare do t'i japin "utopisë" greke shuplakën e fundit dhe do ta detyrojnë popullin grek të gjejë udhën e tij të drejtë, atë udhë që do t'i takojë në Ballkanin e ri sipas mundësisë dhe zotësisë së tij.

Të dhëna

ISBN9789995657376
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër