Grup autorësh A-003666
Libër i ri
Përgatituni të lexoni një tregim shprese, guximi dhe vendosmërie. Kjo është historia e vërtetë e Greta Thunberg-ut, por edhe ajo e shumë vajzave dhe djemve të tjerë në gjithë botën, të gatshëm të luftojnë kundër indiferencës së të rriturve, në emër të një të ardhme më të mirë. Sepse nuk je kurrë shumë i vogël për të bërë ndryshime të mëdha.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Magjia e librit | |
| ISBN | 9789951693684 | |
Greta nuk ka qenë gjithmonë një heroinë guximtare, e njohur në gjithë botën për vendosmërinë e vet. Para se të fillonte aventurën para parlamentit suedez ishte një vajzë e çuditshme, e heshtur dhe ndrojtur. Nga ato nxënëset që i ndjekin mësimet në heshtje, të ulura më vete, në një bankë në rreshtat e fundit. Në jetë nuk i kishte ndodhur ndonjë gjë e veçantë, asgjë që të linte të kuptoje se një ditë do të bënte që qindra e mijëra të rinj të ndiqnin shembullin e saj.
Si mund të vazhdoje ta jetoje jetën tënde qetë-qetë, ndërsa bota rrezikonte të përfshihej nga një katastrofë e mjedisit?
Greta nuk dinte t’i jepte përgjigje këtyre pyetjeve. Ndaj ndihej e pikëlluar, shumë e pikëlluar. Të rriturit ndoshta nuk e vinin ujin në zjarr, por ajo po.
Greta ndryshonte nga moshatarët e saj jo vetëm për interesin në çështjen e mjedisit, por për diçka tjetër. Në moshën 11-vjeçare doktorët i kishin diagnostikuar sindromën Asperger. Ata që vuajnë nga kjo sindromë interesohen shpesh për një temë, e mendojnë dhe e rimendojnë pa mundur ta heqin nga mendja. Kjo po i ndodhte edhe Gretës.
Mendja e Gretës kishte edhe një karakteristikë tjetër të veçantë: mund të përqendrohej krejt në atë që i zgjonte kureshtje. Sindroma Asperger të bën të vendosur dhe të ndihmon të angazhohesh maksimalisht. Për vite të tëra Greta studioi thellësisht ndryshimet klimatike, duke mbledhur të dhëna në mënyrë jotipike për një fëmijë të moshës së saj. Dinte po aq shumë sa një ekspert: gjatë një eskursioni shkollor në një muze, vuri re se disa të dhëna mbi gazin karbonik që jepeshin në panele, ishin të gabuara. Kjo e zemëroi shumë, aq sa u largua nga shokët, iku nga eskursioni dhe u ul e vetme tek hyrja.
Derisa në moshën 11-vjeçare, gjithë ai pikëllim u bë sëmundje. Dukej sikur i ishte thyer diçka përbrenda. Doktorët e quanin depresion.
Pushoi së foluri, së lexuari, bile pushoi edhe së ngrëni. Në dy muaj humbi gati 10 kg. I dukej se nuk kishte më vlerë të jetonte, sepse bota ishte e padrejtë. Nuk dinte të shpjegonte se ç’po i ndodhte, ishte gojëmbyllur dhe e dëshpëruar.
Prindërit, Svante dhe Marlena, pyesnin veten mos ndoshta i kishte ndodhur diçka në shkollë, por mësuesit e mohonin këtë. Thonin se Greta ishte shumë e qetë, që rrinte më vete dhe fliste pak.
E ëma nuk po kuptonte asgjë: ky nuk dukej ndonjë problem i madh. Edhe ajo vetë kishte qenë e mbyllur dhe e heshtur. Ç’të keqe kishte? Duke u rritur, kishte gjetur sigurinë në muzikë. Kënga e kishte ndihmuar të ndihej e sigurtë, të gjente vendin e vet në botë.
Ndërsa Greta luftonte me depresionin, edhe motra e saj Beata nisi të shfaqte shenja sëmundjeje. Nuk duronte kaosin, e shqetësonin zhurmat dhe, ashtu si Greta, e kishte të vështirë të ndiqte mësimet.
Dy motrat takuan doktorë të shumtë, për të kuptuar cili ishte problemi. Nuk qe e lehtë, por më në fund doktorët arritën t’ia gjenin emrin asaj që i dallonte Gretën dhe Beatën nga fëmijët e tjerë: sindroma Asperger.
Atëherë prindërit e tyre nisën të kërkonin një zgjidhje që t’u lejonte bijave të tyre t’i riktheheshin një jete normale, hap mbas hapi...
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 140 |
| ISBN | 9789951693684 |
| Viti i Botimit | 2019 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 10 vjeç |
| Numri i botimeve | I parë |
Me njohuritë bazë për lexuesit e vegjël dhe me më shumë se 700 fotografi dhe ilustrime, "Enciklopedia ime e parë" është burim themelor për mendjet kureshtare të lexuesve të vegjël. Ky libër i mrekullueshëm mbështet me profesionalizëm të gjitha temat që zhvillohen në ciklin e ulët shkollor.
Është burim themelor për mendjen kureshtare të lexuesve të rinj. Me njohuritë, faktet dhe ilustrimet fantastike, josh imagjinatën e çdo lexuesi.
Enciklopedia e parë e lidhur me Internetin. Me fakte mahnitëse, me lojëra e veprimtari pa fund dhe me mbi 2.000 ilustrime të mrekullueshme.
Ku? Kur? Çfarë? Pse? Shfletoni "Enciklopedia e re për fëmijë" dhe gjeni në të përgjigjet e të gjitha pyetjeve tuaja. Nga galaktikat gjigante te bakteret mikroskopike, nga qelizat e trupit të njeriut te qytetërimet e lashta: - Të gjitha temat thelbësore që shtjellohen sot në shkolla, janë riprodhuar me mjeshtëri dhe në mënyrë tërheqëse në këtë libër.
Një libër i shkëlqyer praktik dhe pedagogjik për të rritur dijet dhe fantazinë e fëmijës tuaj. Gjithçka rreth hapësirës, tokës, botës së gjallë, njeriut dhe shkencës: Pyetje, përgjigje, fakte, rekorde, veprimtari dhe pyetësorë.
Zbuloni të fshehtat e shkencës me 101 eksperimente zbavitëse që mund t'i realizoni edhe në kushtet e shtëpisë. Hyni në një botë magjike, ku do të mësoni duke u argëtuar.
Mësoni gjithçka për trupin e njerit nga koka te këmbët. Fakte, pyetësorë, veprimtari të ndryshme ju mësojnë, ju argëtojnë, ju nxisin kureshtjen dhe ju zgjerojnë njohuritë.
Të ndash faktin nga trillimi, të shembësh mitin dhe të provosh të vërtetën: gjithçka përmes një përmbledhjeje enciklopedike ku zbulohen të vërtetat.
Një libër që do t'ju mahnisë me njohuritë, faktet, ilustrimet dhe mënyrën si është konceptuar. Një enciklopedi fantastike, e cila ka bërë për vete të gjithë ata që kanë pasur mundësinë ta shfletojnë.
“Bazat e Programimit Kompjuterik” përmban gjithçka që I nevojitet një programuesi fillestar. Grafikat e ngjyrosura ndërthuren me udhëzimet hap pas hapi, për ta bërë artin e kodimit të qartë, të kuptueshëm dhe të këndshëm edhe për fillestarët. Ky udhëzues I mrekullueshëm do t’ju tregojë se si të ndërtoni lojëra dhe animacione duke përdorur dy gjuhë...
Enciklopedia e parë për dinozaurët e botuar në shqip. Përmban ilustrime, fakte mahnitëse, lojëra dhe veprimtari pa fund dhe çdo faqe është e lidhur me internetin.
Këtu do të mësoni çdo gjë rreth kafshëve. Përmban ilustrime, informacione, pyetje, përgjigje dhe për më tepër çdo faqe është e lidhur me internetin.
Fakte, kërshëri, statistika, rekorde. Ky libër do t'ju tregojë si të zbarkoni në një kometë, si të shëtisni në hapësirë dhe si të zbuloni mrekullitë e botës sonë. Gjithashtu do të mësoni: Pse vendosen teleskopët në hapësirë? A e kanë vizituar? Kur u formuan oqeanet dhe kontinentet?Tokën jashtëtokësorët? Cili është organi më i madh i trupit të njeriut?
La Fonteni i ka fabulat fantastike, por kur botimi është në një cilësi të lartë, fëmijët i shijojnë më shumë dhe e mbajnë më gjatë librin në duar. Nëse do që djali/vajza juaj ta shijojë zgjuarsinë, ironinë, sarkazmën dhe mjeshtrinë e vargut të fabulistit më të madh të të gjitha kohërave, zgjidhja më e mirë është “Fabulat më të bukura”, një botim special i...
Lexojuani princërve dhe princeshave tuaja para se të nisen për ndonjë udhëtim në vendet e ëndrrave përrallore.
Histori me zana e princesha, me aventura fantastike dhe vende magjike.
Eja dhe zbulo 18 rrëfenja me zana. Njëra zanë të dërgon shumë të puthura, një tjetër të pëshpërit fjalë të ëmbla, një e tretë t'i përmbush të gjitha dëshirat. Kalo bashkë me to çaste të mrekullueshme.
12 përralla të mrekullueshme të shoqëruara me ilustrime plot ngjyra. Shëtitni me to në botën e aventurave dhe të fantazisë.
Qeshni dhe argëtohuni me kafshët që do të takoni. Njihuni me personazhe të çuditshme që do ju shoqërojnë gjatë leximit dhe imagjinatës suaj.
Në 5 libra të mrekullueshëm do të mësoni historitë fantastike të princeshave, të sirenave, të zanave dhe të këcimtareve më të njohura në botë.
Princesha e vërtetë je ti! Thellë brenda çdonjërës prej jush fle një princeshë, e cila pret çastin të dalë e të shfaqet në dritën e diellit, falë ndihmës së këtij libri, ëndrra juaj do të marrë jetë! Shfletojeni dhe do të mësoni se si të visheni si një hyjneshë, të vallëzoni bukur dhe të bëni biseda të këndshme. Zbuloni si të silleni si ZONJUSHË e...
Bëhuni pjesë e argëtimeve të kafshëve të fermës. Me 18 meloditë e mahnitshme që përmban ky libër, përveç ëndjes së leximit, fëmijët do të argëtohen duke shtypur butonat.
Me 18 meloditë e mahnitshme, përveç ëndjes së leximit, fëmijët do të argëtohen duke shtypur butonat.
Vogëlushët njihen me botën që i rrethon: - Me kafshët, frutat, numrat, format, lodrat dhe konceptet e para.
Ngjyrosni yjet e kinemasë dhe yjet e kërcimit. Bëjini të shkëlqejnë duke i zbukuruar me diamante!
Ngjyrosni yjet e kinemasë dhe yjet e kërcimit. Bëjini të shkëlqejnë duke i zbukuruar me diamante!
Në këtë ditar të veçantë vetëm për djemtë do të gjeni testet e personalitetit, udhëzime për misionet që do të kryeni, si edhe do të shkruani për të fshehtat dhe aventurat tuaja.